Futboll Premier League Sport

BRAZILIANI kryqëzon CONTEN/ Nuk PËRJASHTOHET një futbollist si ai…

Ylli i Chelseas Willian ka kritikuar vendimin e ish-trajnerit të Bluve të Londrës, Antonio Conte, për të larguar me çdo kusht sulmuesin Diego Costa nga klubi vitin e kaluar. Sulmuesi i Spanjës kaloi tre sezone në Stamford Bridge, duke fituar dy tituj kampion në Premier League, përpara se të përjashtohej nga planet e Conte. Trajneri italian i dërgoi sulmuesit një mesazh telefonik, ku i shkruante se nuk i kishte më nevojnë në skuadër, çka Costa e përshkroi si një moment çmendurie, përpara se të vuloste rikthimin e tij te Atletico Madrid shtatorin e kaluar, ndonëse nuk mundi dot të luante përpara janarit të këtij viti, për shkak të dënimit që ekipi spanjoll kishte në merkato.

Tashmë, pas shkarkimit të Conte, braziliani Willian, deklaron publikisht se ai vendim ishte një gabim i Conte, duke zbuluar se tekniku kishte probleme me disa figura në dhomën e zhveshjes. “Ai kishte gjithashtu probleme me David Luiz dhe Costa. Me Diegon më kujtohet që e pati pas sezonit. Unë ndodhesha në Australi me Brazilin, kur Diego më shkruajti. Ai më tha: ‘Po largohem, Conte më tha se nuk i duhem më. Ai më shkroi një mesazh duke më thënë se nuk i nevojitem më në skuadër dhe se nuk duhet të kthehem’. Nuk mund të humbasësh një futbollist si Diego Costa. Ishte një situatë e vështirë”, deklaroi Willian për ESPN. Costa shënoi 58 gola në 12 ndeshje për skuadrën angleze përpara se të rikthehej te Rojiblancos, ku më parë kishte fituar La Liga and dhe Europa League, madje duke arritur në finalen e Champions League në një 4 vjeçar fantastik.

 

Related posts

“MILAN DHE NAPOLI KËRKONIN MARRËVESHJEN ME YLLIN MORATA”/ Agjenti Lopez: E ardhmja e tij? Besoj se Juventus…

Delo.autor

BOJKOTI I ARBITRAVE PAS DHUNËS/ Naim Qarri: I kam kërkuar falje Hamimit, shpresoj që…

Delo.autor

MBROJTËSI BRAZILIAN DREJT LARGIMIT NGA REALI/ E ardhmja e Marcelos mes Juventus dhe Inter

Delo.autor

Leave a Comment