Futboll Seria A Sport

SHERRI BAKAYOKO-GATUSSO PAS FITORES/ Mbrojtësi i Milanit kritikon: Këto gjëra nuk duhet të ndodhin…

Mbrojtësi anësor i Milanit, Ignazio Abate ka folur pas fitores së mbrëmshme të Milanit kundër Bolognes me rezultatin 2-1.

“Unë falënderoj Gattuso i cili më dha besim. Nuk ishte një lojë e lehtë, por duhej të merrnim tre pikë”, ka thënë ai.

Abate ka folur edhe për gjestin e Bakayokos i cili u konfliktua me Gattuson.

Bakayoko? “Është shumë e keqe, këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Gattuso patjetër që do ta rregullojë këtë situatë të krijuar, ai po bën një punë të mirë në këtë aspekt. Fokusi ynë është për ndeshjen kundër Fiorentinës”, ka thënë Abate.

Kujtojmë që mesfushori Tiemoue Bakayoko që refuzoi të futej në fushë, duke e ofenduar rëndë trajnerin Gennaro Gattuso: “Ik Q***’’, ishte refuzimi që bëri francezi për të zëvendësuar Biglian.

Related posts

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Partizani ul çmimin e biletave, mesazh tifozëve për prezencë masive

Delo.autor

“LEGJENDA E JUVES”/ Buffon: Edhe kur të mbyll karrierën do të qëndroj në botën e futbollit

Isa.Autor

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment