Futboll Sport

BUFFON TRADHËTON JUVEN/ Ndihem më i ri dhe i motivuar se kur luaja për “ZONJE VJETËR”

“Duket e pabesueshme, por ndihem shumë më mirë se para 5-6 vitesh kur luaja për Juventusin”, ka qenë deklarata e portierit legjendar Gianluigi Buffon, që pas një jete me bardhezinjtë këtë verë u transferua në Francë, ku luan për skuadrën kampione të PSG. Në një intervistë për “France Football”, portieri italian shprehet: “Kam ndryshuar metodat e punës dhe mendoj se gjithçka vjen se këtu jam më i motivuar. Pasi kam jetuar për 40 vjet në Itali, nuk është e lehtë të ndryshoj ritmin e jetës. Isha pak i shqetësuar, pasi nuk e dija se si do të më prisnin lojtarët e tjerë. Te Juvja kisha krijuar një zonë qetësie dhe rehatie dhe për frikë apo për ndonjë arsye tjetër refuzoja të nisja një jetë të re, pasi më dukej e frikshme”, thotë Buffon.

Më tej, numri 1 i portës italiane thotë: “Por më pëlqen të vë në lojë aftësitë e mia, për sa i përket faktit se dua të jem kompetitiv nuk trembem. Më pëlqen të përballem me vështirësitë dhe të provoj për t’i kaluar ato. Konkurrenca te PSG nuk më tremb, ndihem mirë me Areola dhe Trapp. PSG do të luajë rreteh 60 ndeshje në sezon, ndaj është logjike që të jetë 3 portierë titullarë dhe jo vetëm një”. Më tej, duke folur për jetën e tij të re në Paris, portieri 40-vjeçar shton: “Erdha në Paris ashtu sikurse vjen çdo lojtar tjetër. Kështu dua të më shohin e vlerësojnë të gjithë. Këtu gjeta një grup djemsh fantastikë dhe më pëlqen të ndaj me ta gjithçka në sport”, deklaron Gigi Buffon.

Related posts

MIQËSORE/ Shqipëria barazon me Uellsin mes… shkelmave dhe tensionesh

Delo.autor

KALUAN NË DELIR NGA “MAGJIA”/ Ja reagimi epik i Ferdinand dhe Lineker pas golit të “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

E QUAJTËN DËSHTAK/ Shafaqet më në fund TALENTI I DEMBELES tek BARÇA

Isa.Autor

Leave a Comment