Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Chelsea-Lyon: Golat nuk janë një garanci, luhet taktikisht

Chelsea dhe Lyon do të mbyllin International Champions Cup me ndeshjen që do të zhvillohet mes tyre mbrëmjen e së martës në “Stamford Bridge”.

Trajneri i londinezëve, Maurzio Sarri, ka marrë humbjen e tij të parë në një ndeshje zyrtare në drejtim të “Bluve”, në Superkupën e Anglisë të fituar 2-0 nga Manchester City, të dielën. Për shkak të atij takimi, pritet që ish-trajneri i Napoli-t të përdorë një rotacion gjerë për sfidën ndaj francezëve.

Edhe Lyon pritet të bëjë të njëjtën gjë, duke parë se në fundjavë do të rikthehet Ligue 1. Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, që nuk pritet të dhurojë shumë gola. Në fakt, në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Chellsea-it, janë shënuar më pak se tre gola për takim.

Mesatarja e golave në katër takimet që “Blutë” kanë luajtur nën drejtimin e Sarri-t, ka qenë 1.75 për ndeshje. Vetë londinezët kanë shënuar 0.75 gola për ndeshje nën drejtimin e italianit. Ndërkohë, Lyon nuk ka barazuar asnjë nga tri ndeshjet e fundit.

Related posts

SHPESH HERË NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Jorginho “tradhton”: Nuk jam njeriu i Sarrit…

Delo.autor

Askush si Mbappe në Francë, PSG i afrohet titullit

Delo.autor

Akuzohet për doping/ UEFA vendos se kur do të jepet vendimi për Jashanicën

Sadik.Autor

Leave a Comment