Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Valentino Rossi, legjenda dhe ikona e Moto GP, i është rikthyer incidentit të garës së fundit, kur shoku i tij i skuadrës te Yamaha, Maverick Vinales, u detyrua të hidhej nga motori i tij, pasi i ishin prishur frenat. Piloti italian e konsideron këtë problem si më të frikshmin në Moto GP, sidomos kur piloton në garë me një shpejtësi të lartë.

“Ajo që përjetoi Vinales, fakti që po pilotonte pa frena, është frika më e madhe e një piloti në Moto GP. Edhe imja. Kur je i vetëm në pistë ky problem minimizohet disi, por kur je në duel me të tjerët dhe jemi njëri pas tjetrit në pistë, frika është e madhe. Në atë shpejtësi mund të përfshihen edhe pilotë të tjerë në aksident”, tha Rossi.

Related posts

Zyrtare: Mancini shkëput kontratën me Zenitin, afër zyrtarizimit te Italia

Sadik.Autor

Mediat egjiptiane: Mohamed Salah nuk do të luajë kundër Uruguait

Sadik.Autor

NGA VAN BASTEN TEK IBRAHIMOVIC/ Ja krahasimi i Piatek me legjendat e sulmit të Milanit

Delo.autor

Leave a Comment