Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ St. Liege-Ajax, përballja e fundit është fituar nga holandezët

Champions League do të kthehet këtë të martë me ndeshjet e raundit të tretë dhe të fundit të fazës kualifikuese për edicionin 2018/19 të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Një nga ndeshjet me interesante do të jetë ajo që do të zhvillohet në Belgjikë mes Standard Liege dhe Ajax.

Vendasit kanë patur vështirësi në dekadën e fundit, por sezonin e kaluar kanë dalë të dytët në kampionat dhe tani do të kenë mundësinë për të siguruar një vend në fazën me grupe të Champions league. Shorti, gjithsesi, nuk ka qenë shumë i favorshëm me belgët, të cilët do të përballen me një nga skuadrat më të mira të historisë së këtij kompeticioni.

Standard ka arritur në kët raund edhe në sezonin 2014/15, por është eliminuar nga Zeniti. Ndërkohë, gjërat nuk kanë shkuar mirë për Ajax-in në katër sezonet e fundit. Pozicionimi në vendin e dytë të kampionatit të kaluar, i ka siguruar atyre pjesëmarrjen në raundin e dytë të fazës kualifikuese të Champions League, që e kanë kaluar duke eliminuar austriakët e Sturm Graz me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Holandezët nuk kanë patur sukses në Europë, në katër sezonet e fundit, duke marrë vetëm një fitore në tetë ndeshjet e luajtura gjatë kësaj periudhe (5 barazime, 2 humbje). Përballja e vetme mes këtyre dy ekipeve është zhvilluar në sezonin 2016/17 të Europa League, me Ajax që ka fituar 1-0 në shtëpi dhe ka barazuar 1-1 në Belgjikë.

Related posts

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Juventus: Si e përjashtuam Conten, nuk do doja të isha gruaja e tij

Delo.autor

PSG-Napoli dhe momenti që po çmend rrjetet sociale (VIDEO)

Isa.Autor

Analiza e “Marca” dhe “AS”/ Përballë Messit (ZOTIT) nuk ia del askush! (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment