Futboll

Roberto Carlos: Neymar duhet të pranojë vendin e tretë

Roberto Carlos ka dhënë një intervistë për “France Football” dhe ka folur për ambiciet e Brazilit në prag të Botërorit. “Humbja 7-1kundër Gjermanisë është pjesë e së kaluarës, edhe pse jashtë Brazilit mbahemi mend vetëm për këtë, – ka thënë kampioni i botës i 2002-it. – Tite po bën një punë shumë të mirë, por krijon një grup me një mentalitet të mirë. Besoj se modeli i tij është ai i skuadrës së 1982-it”.

Ylli i skuadrës do të jetë Neymar, por pas tij vjen Gabriel Jesus: “Gabriel është një lojtar shumë i fortë dhe i zgjuar, e di se do të duhet të vihet në dispozicion të grupit. Do të ketë funksionin që Benzema ka te Real Madrid për Cristiano Ronaldo-n”.

Ndërkohë, Neymar po punon për të rikuperuar nga dëmtimi në këmbë që e ka detyruar të mbyllë para kohe sezonin me Paris Saint-Germain, por Roberto Carlos ka një die të qartë për vendin që zë ish-ylli i Barçës në panoramën e futbollit botëror. Dhe për dëmtimin e tij:

“Neymar ka bërë mirë që ka shkuar te Parisi. Herët ose vonë do t’i duhej të dilte nga hija e Mesit për të treguar se është më i miri në botës. Megjithatë, duhet të pranojë faktin se Leo dhe Cristiano janë në formë dhe ai është vetëm i treti. Dëmtimi? Ne besojmë shumë në Brazil dhe mendojmë se gjëra të tilla nuk ndodhin rastësisht. Mendoj se Neymar do të përqendrohet te puna dhe do të ketë më shumë kujdes për veten”.

Related posts

“TRAJNERIN PIRLO E QUAJ “MISTER”/ Veterani Buffon: Ju tregoj edhe sa kohë do të luaj futboll

Delo.autor

“E GJITHA NJË FLLUSKË”/ 470 mln euro investim, por nuk “blejnë” dot fitoren, mediat masakrojnë Chelsea-n

F.autor

“TI JE M*T, DALIM JASHTË K*RVË”/ Sherri Ibrahimovic-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

Delo.autor

Leave a Comment