Futboll Sport

Champions/Vllaznia fiton me kampionen e Moldavisë, por nuk kualifikohet

Tjetër fitore e Vllasnisë në futboll për ferma, por që nuk vlejti vjazave kuqeblu për të avancuar në fazën tjetër. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit 8 eliminator të Championsit, skuadra e drejtuar nga Nikolin Leka fitoi 1-4 me Agarista-SS Anenii Noi të Moldavisë, duke siguruar vendin e dytë, por që nuk rezultoi mes dy vendeve të dyta më të mira, që në bazë të rregullores do t’i lejonte vazjat shkodrane të kualifikoheshin.

Uendi Muja shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 38-të, ndërsa 3 minuta më pas Megi Doçi dyfishoi shifrat. Më pas ishte radha e Gjinit, që gjeti golin e tretë në fund të pjesës së parë. Sapo nisi pjesa e dytë, Muja shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Vllazninë, ndërkohë moldavet realizuan golin e nderit në fund të takimit.

Vllaznia fitoi pak ditë më parë ndaj ekipin estonez të Parnu, por humbja e thellë 5-0 ndaj Sarajevos e penalizoi.

Related posts

LLOGARITË MATEMATIKORE/ Si kualifikohet Milani në fazën e 1/8-ve të Champions-it

Delo.autor

Zyrtare: Liverpool largon një mesfushor

Q.Autor

Incidentet në ndeshjen ndaj Partizanit, policia gjobit tifozët e Skënderbeut

Q.Autor

Leave a Comment