Futboll Seria A Sport

VLERSON BLERJET/ MALDINI nuk kalon në eufori: I njohim limitet, Milani nuk është…

Paolo Maldini, drejtor për Zhvillimin Strategjik të Milanit, ka folur për televizionin e klubit. Ai ka komentuar ndeshjen me Realin, duke analizuar gjithashtu afrimet, skuadrën dhe punën e Gatuzos.

REALI

“Ajo ndaj Realit ishte një ndeshje e vështirë, pasi për ta trofeu “Bernabeu” është shumë i rëndësishëm. Ishte një atmosferë niveli, së cilës ekipet iu përgjigjen me një lojë të kënaqshme. Të luash në shtëpinë e Realit, është një përvojë e fortë që mund të ndihmojë në rritjen e një skuadre. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve, por disi më pak me rezultatin.

MILAN

“Sot për sot Milani është shumë larg krahasimit me një klub si Reali i Madridit. Duhet të njohim limitet tona për t’i kapërcyer. Tashmë pas disa ditësh pushim, do të përgatitemi për të qenë në 100 për qind për ndeshjen e parë në kampionat.

DEBUTIMET E HIGUAIN DHE KALDARA

“Higuain dhe Kaldara u paraqitën shumë mirë. Gonzalo bëri një ndeshje të madhe, duke luajtur me efikasitet, pasi jo vetëm shënoi, por ndihmoi shumë edhe shokët. Ishte shumë i kthjellët, sipas meje është një qendërsulmues klasi.

SERXHIO RAMOS

“Serxhio Ramos ka deklaruar gjithmonë që jam një idhull i tij prej kohësh. Në këtë moment është mbrojtësi më i fortë në botë”.

GATUZO

“Gatuzo si trajner nuk është shumë i ndryshëm nga Gatuzo lojtar. Tani është thjesht disi më i përgjegjshëm, sepse edhe pankina e imponon një cilësi të tillë, por si karakter mund të them se ka mbetur i njëjti”.

Related posts

TREMBI FRANCËN NË STËRVITJE/ Zhiru: Gati për Botërorin tim të fundit!

F.autor

KORONAVIRUSI/ Belgjika shkeli me dy këmbë rregulloren, ja pse lindi indinjata e UEFA-s!

Delo.autor

Luftëtari i Europës/ Gjirokastritët pa “armë” në betejën e më të mirëve

Sadik.Autor

Leave a Comment