Futboll Premier League Sport

Cikli i ri i Arsenal nis kundër kampionëve, por Guardiola është “macja e zezë” për Emery…

Pas 22 vitesh nën urdhrat e Arsene Wenger, Arsenal do ta nisë sezonin 2018/19 me një trajner të ri Unai Emery, i cili do të debutojë në Premier League kundër kampionëve të Manchester City. Ka qenë një verë e ndryshimeve të mëdha për Arsenal, teksa synimi i klubit është të përmirësojë vendin e gjashtë të sezonit të kaluar, që për të dytin vit me radhë e la jashtë Champions League, si nuk kishte ndodhur kurrë në të kaluarën.

Si pjesë e ndryshimit kanë ardhur pesë futbollistë të rinj. Në sezonin e kaluar Arsenal fitoi 15 dhe humbi vetëm dy ndeshje në shtëpi, por një nga këto humbje ishte ajo 0-3 kundër Manchester City, që i mposhti “topçinjtë” 3-1 në ndeshjen e kthimit dhe më pas 3-0 në finalen e Kupës së Ligës.

Ndryshe nga Arsenal, Manchester City ka kaluar një verë të qetë dhe ka ruajtur bazën e sezonit të kaluar ku u bënë ekipi i parë në Premier League që grumbulluan 100 pikë. Kampionëve i është shtuar vetëm Mahrez. Për City do të jetë ndeshja e dytë zyrtare në këtë sezon pasi e nisi me fitoren 2-0 ndaj Chelsea në Superkupën e Anglisë. Gjithashtu, ekipi i Pep Guardiola ka fituar të gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura jashtë fushe në kampionatin e kaluar.

Vëmendja do të jetë e përqendruar edhe te Sergio Aguero, i cili ka shënuar 201 gola me City në të karrierën e tij dhe është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Ai ka shënuar 6 gola në javën e parë të kampionateve dhe nëse shënon dy të tjerë do të bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë gola në ndeshjen hapëse në historinë e Premier League.

Nga ana tjetër Arsenal do të bazohet te Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka shënuar në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionatin anglez, 10 gola gjithsej që kur zbarkoi në janar. Kjo do të jetë hera e shtatë për Arsenal që e nis kampionatin në fushën e tij, por jo gjithmonë e ka shfrytëzuar faktorin fushë duke humbur 3 nga këto ndeshje, ndërsa ka arritur vetëm dy fitore, që për koincidencë kanë qenë të dyja me rezultatin 4-3.

City nuk humbet në ndeshjen hapëse që nga sezoni 2008/09. Emery është ndeshur dhjetë herë me Pep Guardiola, kur të dy kanë qenë në La Liga, por kurrë nuk ka fituar kundër tij. Ndërkohë vlen për t’u përmendur se dhjetë ndeshjet e fundit të Arsenal në shtëpi kanë prodhuar mbi 2.5 gola.

Related posts

Luhet ndeshja për Superligë/ Trajneri i Lushnjes i trembet gjykimit: Ja si fitojmë kundër ballshiotëve

Isa.Autor

MESSI APO CRISTIANO RONALDO? Ja cilin zgjedh Alex Morgan si lojtarin më të mirë në botë

Delo.autor

PAS SHPALLJES KAMPION NË DERBI/ Olsi Rama: E merituam fitoren plotësisht, kemi treguar se…

Delo.autor

Leave a Comment