Futboll Sport

Collina jep dorëheqjen si kreu i arbitrazhit në UEFA, ja kush e zëvendëson

UEFA njoftoi të mërkurën se Roberto Rosetti do të zëvendësojë Pierluigi Collina si përgjegjës i saj për arbitrat, pasi ky i fundit njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Pierluigi Collina, 58 vjeç, u caktua për herë të parë drejtor i Arbitrazhit të UEFA-s (caktimit të arbitrave) në vitin 2010, pas pensionimit të tij si gjyqtar, më 2005. Sipas UEFA-s, “nga ajo kohë është bërë progres i madh në menaxhimin profesional të gjyqtarëve dhe mbikëqyren e tyre në aspekte të tjera të rëndësishme, përfshirë krijimin e Qendrës së Ekselencës së Arbitrazhit (CORE)”.

Gjatë kohëzgjatjes së drejtimit nga Collina, UEFA ka ngritur programet e monitorimit dhe zhvillimit për gjyqtarët, për të përmirësuar standardet teknike të tyre, stërvitjen dhe të ushqyerit, si dhe të sigurojë që elementët dhe njohuritë e pajisjeve taktike të jenë pjesë e përgatitje për çdo lojë.

Duke e pranuar dorëheqjen e tij, presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, tha: “Pierluigi solli në rolin e tij të drejtuesit në UEFA të njëjtin vizion, mirëkuptim dhe stil që tregoi në lojrat e drejtuara prej vetë atij në fushë. Dua ta falënderoj atë për angazhimin gjatë këtyre viteve dhe për atë që ka kontribuar në futbollin europian si president i Komitetit të Arbitrazhit”.

Pierluigi Collina thotë se për të “ka qenë një privilegj, që të punojë si drejtues i arbitrave të UEFA-s për 8 vitet e fundit. Jam shumë krenar për rezultatet e arritura së bashku me gjyqtarët e tjerë dhe Komisionin e Arbitrave të UEFA-s. Unë dua të falënderoj UEFA-n për mbështetjen e fortë që iu është dhënë arbitrave në këto vite dhe, gjithashtu, të gjithë gjyqtarët për angazhimin e tyre të plotë”.

Zëvendësuesi i tij në detyrë, Roberto Rosetti, 50 vjeç, ishte një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2002 deri në pensionim, në vitin 2010. Pika kulmore e karrierës së tij ishte në “Euro 2008”, ku arbitroi ndeshjen e hapjes mes Zvicrës dhe Republikës Çeke, si dhe finalen, në të cilën Spanja fitoi titullin kontinental kundër Gjermanisë.

Në vitin 2008, Federata Ndërkombëtare e Futbollit, Historisë dhe Statistikave i dha atij nderin që të emërohet “arbitri më i mirë në botë”. Rosetti ishte përgjegjës për zbatimin e VAR në Kupën e Botës 2018, pasi kishte kaluar dy vjet si kreu i arbitrave në vendin e tij.

Duke pranuar postin e zyrtarit të arbitrazhit, Rosetti gjithashtu merr pozitën e Kryetarit të Komitetit të Arbitrave në UEFA. “Roberto ishte zgjedhja e natyrshme për këtë punë. Përvoja e tij, njohuritë dhe pozita në lojë janë të jashtëzakonshme. Ai do ta kryesojë komitetin me pasion dhe entuziasëm”, – thotë Ceferin në një njoftim për shtyp.

Nga ana e vet, Rosetti ka nënvizuar: “Eshtë një nder i madh ta pranoj këtë detyrë. UEFA e ka pasur prioritet zhvillimin e gjyqtarëve në vitet e fundit. Le të shohim përpara, të vijojmë progresin dhe përmirësimin, së bashku me presidentin, gjyqtarët, Komitetin e Arbitrazhit dhe pjesën tjetër të organizatës”.

Related posts

ROSHI I BASHKOHET CIKALLESHIT NË TURQI/ Zbulohet rroga marramendëse që do përfitojë

Delo.autor

DINAMO-PARTIZANI/ Pritet të luhet derbi i kryeqytetit në “Air Albania”, policia me plan masash

Delo.autor

Akuzoi politikën e Kroacisë, zbulohet autori i “letrës së Dalic”

Isa.Autor

Leave a Comment