Futboll Sport

ÇUDIA E MERKATOS/ Sporting dhe tre “të arratisurit” me vlerë 200 milionë euro

Sporting Lisbon nuk dorëzohet dhe nuk mund të bëjë ndryshe. Klubi portugez, pas sulmit famëkeq që klubi pësoi në fund të sezonit të kaluar nga një grup tifozësh, ka parë t’i largohen pothuajse të gjithë lojtarët e rëndësishëm. Largime këto që i kanë kushtuar edhe miliona euro arkave të Sporting.

Edhe pse disa nga lamtumirat janë transformuar në kthime, siç ka ndodhur në rastin e Bruno Fernandes dhe Dost, që pas prishjes të dyanshme të kontratës kanë nënshkruar marrëveshje të reja me bardhjeshilët, ka disa lojtarë që janë larguar dhe kanë nënshkruar me klube të tjerë. Dhe nga këto skuadra, Sporting kërkon rreth 200 milionë euro.

Klubi portugez i është drejtuar FIFA-s, siç ka bërë të ditur BBC, në mënyrë që të përftojë dëmshpërblimin për lamtumirat e Rui Patriio, Gelson Martins dhe Daniel Podence, të cilë janë transferuar respektivisht te Wolverhampton, Atletico Madrid dhe Olympiakos. Sporting ka bërë të ditur se e ka dërguar çështjen te federata ndërkombëtare dhe se tani i takon Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të vendosë për dëmshpërblimin.

Kërksa ekonomike Sportin korrespondon me shumën e përfshirë në klauzolat e futbollistëve në fjalë: Rui Patricio (57 milionë euro) dhe Gelson Martins (100 milionë), ndërsa ajo e Podence shkon mes 30 dhe 40 milionë euro.

Shifra këto që klubi nuk mund t’i lejojë vetes t’i humbasë pa luftuar dhe që do t’i kërkohen klubeve që kanëpërfituar nga kaosi i shkaktuar pas sulmit të pësuar. Nga e vet, Sporting mund të përdorë si shembull qëndrimin e Betis që ka nënshkruar një tjetër nga të arratisurit, William Carvalho, por duke derdhur 20 milionë euro në arkat e klubit portugez.

Ndërkohë, tre futbollistët mbeten në dispozicion të klubeve të rinj, por kjo mund të jetë një thikë me dy tehe. Nëse do të zbresin në fushë dhe FIFA do të marrë një vendim në favor të Sporting, do të ishte e pamundur të mos respektohej shuma e kërkuar nga klubi portugez. Dhe në këtë, pikë ato që u dukën si lëvizje të zgjuara në merkato mund të kthehen në blerje të kripura.

Related posts

Tifozët e Chelsea-t festojnë dëmtimin e yllit të mesfushës

Q.Autor

SËRISH JASHTË EKIPIT LUKAKU/ Marotta ndjek situatën te Manchester United

Delo.autor

NGA POGBA TEK HAZARD/ Njihuni me 10 vëllezërit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment