Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E PABESUESHME/ Sulmuesi Sadiku prish kontratën me Erzurumspor, transferohet në Bolivi tek klubi…

Kapërcim i pabesueshëm në karrierën e Armando Sadikut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sikurse njoftohet nga mediet turke, ka prishur me konsensus kontratën me Erzurumsporin.

Kjo pasi nuk arriti të përshtatej dhe të linte gjurmë gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit në Ligën e Parë të Turqisë, për ta vijuar karrierën në një kontinent tjetër.

Duket e pabesueshme, por 29-vjeçari, sipas lajmeve që vijnë nga Amerika Latine, do të jetë pjesë e Club Bolivar, në Bolivi.

Vet klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlqyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

Related posts

“DOTË QËNDROJMË ME KËMBË NË TOKË”/ Hakaj: Spektakël me Dinamon, me Kukësin për 3 pikët e radhës

Delo.autor

I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Real Madrid shpërthen në lot

Q.Autor

FITORJA NË COPPA ITALIA/ Juventus merr “like” nga një tifoz special pas fitores ndaj Inter (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment