Futboll Premier League Sport

ÇUDIA/ S’ka më kohë dhe parà, Martial drejt rikonfirmimit tek Man United

Sulmuesi francez Anthony Martial është destinuar të qëndrojë te Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht kjo do të ishte një torturë për 22-vjeçarin francez. Kanë mbetur edhe 6 ditë që të përfundojë merkatoja në Premier League dhe ende asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë në adresë të talentit francez, që ka prishur përfundimisht marrëdhëniet si me trajnerit Jose Mourinho ashtu dhe me drejtuesit e klubit.

United kërkon ta shesë me çdo kusht lojtarin, që gjithashtu kërkon të largohet, por ende askush nuk është në gjendje të paguajë shumën e 100 milionë eurove që kërkon skuadra e Manchester. Ndaj gjasat janë që më 10 gusht, kur të nisë sezoni i ri 2018-2019 në Premier League, Martial të jetë sërish një lojtar i “djajve të kuq”. Kjo do të kushtëzohet edhe nga fakti se Willian dhe Ivan Perisic, dy objektivat e United në merkaton e verës, nuk arritën të realizohen, ndaj Mourinho është detyruar të mbajë francezin edhe pse do të jetë thuajse gjithnjë në stol.

Related posts

Chelsea heq dorë nga Dembele, e kërkon yllin e Monacos

Q.Autor

Zyrtare : Guardiola transferon te City per 65 milion euro yllin e La Liga

Q.Autor

“EURO 2020″/ Uells mposht Turqinë në “Olympic Stadium” falë dyshes Rasmey-Roberts

Delo.autor

Leave a Comment