Futboll Seria A Sport

DASHURIA PËR JUVENTUSIN/ Mandzukic: “Jeta është një çështje bardhë e zi”

“Jeta është një çështje bardhë e zi”: në fjalët e shkruara në llogarinë e tij në Twitter, Mario Mandzukic shfaq hapur nostaligjinë për Juventus. Sulmuesi që vjen nga një Kupë Bote prej protagonisti, po shijon ditët e tij të fundit të pushimeve, përpara se të bashkohet me bardhezinjtë, për sezonin e ardhshëm.

Pas vetëm dy ditësh kroati, që me përfaqësuesen e tij shkoi deri në finalen e Kupës së Botës, për tu mundur vetëm nga Franca, do të duhet të prezantohet në kompleksin stërvitor në Continassa për të nisur përgatitjet me ekipin kampion në fuqi të Italisë. Në pritje për ribashkimin e madh, sulmuesi kroat ka publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” ato fjalë si diçiturë e një fotoje të tij me fanellën bardhezi.

Related posts

Katër SUPER përforcime me vete/ Ja formacioni i ZIDANE tek Man United (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË GJATË NDESHJES/ Aubameyang lë “Topçinjtë” me 10 lojtarë dhe shkon në… (FOTO)

Delo.autor

Ndodh edhe kështu/ 11 persona plagosen gjatë intervistës së Andres Iniestës

Sadik.Autor

Leave a Comment