Futboll Sport

Siguria në Shqipëri-Izrael/ Policia: Do të qëndrojmë në këtë pozicion të stadiumit…

Policia e Shtetit nuk do të futet në stadium në ndeshjen Shqipëri-Izrael, që do të luhet në “Elbasan Arena” të premten më 7 shtator. Drejtues të Policisë Vendore në Elbasan thonë, se edhe për ndeshjen e Kombëtares, policia nuk do të futet brenda tribunave. Efektivët blu do të qëndrojnë jashtë rrethimit të stadiumit për të siguruar perimetrin e tij. Ky është vendimi paraprak i marrë nga Policia e Shtetit, e cila pohon se edhe në këtë rast do të zbatohet Ligji i Sportit.

Ndonëse kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë, nisur dhe nga ndeshja e dy viteve më parë, mes Shqipërisë dhe Izraelit, kur për shkak të një alarmi të shërbimeve sekrete për sulme terroriste, ndeshja e parashikuar të luhej në stadiumin “Loro Boriçi” u zhvendos në stadiumin e Elbasanit për arsye sigurie, sërish policia ka vendosur të jetë jashtë stadiumit. Në atë sfidë masat e rrepta të shërbimeve të sigurisë bën që tifozët “Kuq e Zi” të bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares për një periudhë gati dy vjeçare.

Por këtë herë gjërat duken ndryshe. Deri më tani nuk ka pasur alarm për sigurinë e kësaj ndeshje dhe gjithçka duket se do të shkoi në normalitet. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka vendosur që edhe në këtë sfidë të zbatohet ligji duke mos u futur brenda rrethimit të stadiumit. Kjo gjë do të ndodh vetëm në rast se do të ketë incidentete.

Ndërkohë drejtues të Policisë së Elbasanit nënvizojnë se masat për sigurinë jashtë stadiumit dhe qytet do të jenë të larta. “Elbasan Arena” është një stadium që plotëson parametrat e sigurisë për tifozët. I gjithë perimetri i tij është i vëzhguar nga kamerat e sigurisë, ndërsa mes tribunave janë vendosur barriera ndarëse, me qëllim parandalimin e përplasjeve mes tifozëve.

 

Related posts

Igli Tare drejt rinovimit të kontratës: Dështimi më i madh? Edison Cavani

Q.Autor

DY HERË KAMPION BOTE/ Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ja për cilën skuderi do të garojë

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Southampton-Liverpool. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment