Futboll Seria A Sport

DEL PIERO “FUNDOS” RIVALËT/ JUVENTUSI i qetë, INTERI dhe NAPOLI janë…

Alesandro Del Piero ka komentuar nga zyrat e “Sky Sport” shortin e djeshëm të hedhur në Montekarlo, ku për ishkapitenin bardhezi, mes shpërndarjes së goglave ka pasur mundësi që t’i kundërpërgjigjet edhe ish-drejtorit të tij, Luçiano Moxhi, në lidhje me intervistën e tij të fundit, ku nënvizonte se me “pinturikion” kishte pasur edhe një përplasje të vogël në lidhje me pagën. “Unë me Juventusin nuk kam firmosur kurrë për para, sidomos pas vitit 2006, që skuadra zbriti në Serinë B dhe më pas u ringrit falë sakrificës së shumë kampionëve që sakrifikuan për Juventusin.

Gjithsesi, e rëndësishme është që të gjithë së bashku ia dolëm që të ringrejmë këtë skuadër dhe si juventinë ta shohim sot e kësaj dite në nivele të larta dhe sivjet është realisht një pretendente për trofeun e Champions-it, – u shpreh Del Piero, që më pas nisi të komentojë shortin e skuadrave italiane.

– Për Juventusin, besoj se nuk mund të kishte një short më të mirë. Vërtet Mançester Junajtid është një klub i madh, por ka kohë që nuk është në nivele të larta, ndonëse magjia e Champions-it di të transformojë çdo skuadër, edhe pse kundrejt Valencias dhe Jang Bojsave janë bardhezinjtë favoritët për ta mbyllur të parët. Edhe Roma ka pasur një short mjaft të mirë, sepse Reali i Madridit është vërtet kampionia në fuqi, por është një skuadër që të lejon të luash futboll dhe gjithçka mund të ndodhë në ndeshje të tillë, sidomos në atmosferën e ‘Olimpikos’.

Roma duhet të jetë e zonja që të mos lërë pikë me CSKA-në dhe Plzenin. Interi dhe Roma? Një tmerr i vërtetë. Nuk mendoj se mund të kishte pasur diçka më të rrezikshme për ta. Nëse për Interin edhe mund të pritej një short i vështirë, duke parë se ishte në vazon e katërt, Napoli ka qenë totalisht i pafat, sepse përveç PSG-së, kapi skuadrën më të rrezikshme të vazos së tretë dhe ky është një mëkat.

Më vjen keq edhe për Interin, sepse me Barcelonën dhe Totenhemin do të jetë shumë e vështirë, edhe pse kam besim tek ata. Duket disi e papranueshme kur sheh ndarje të tilla dhe teksa sheh një Grup D (Lokomotiv Moska, Porto, Shalke e Gallatasaraj), në të cilin janë pjesë katër skuadra, të cilat mund t’i ishin shpërndarë ndryshe në grupet e Interit dhe të Napolit dhe në këtë mënyrë do të kishte qenë gjithçka më e qetë. Gjithsesi, kurrsesi nuk besoj se Interi dhe aq më shumë Napoli nisen të humbura, përkundrazi…”.

Related posts

10 VITE MERKATO/ Askush më keq se Juventus-i: skuadra më e mirë kryeson me 200 milionë euro

Delo.autor

ËSHTË MBYLLUR GJITHÇKA NË PREMIER/ Ja kush janë fituesit e trofeve individualë (FOTO)

Delo.autor

NGA DIEGO GODIN TEK MATTHIJS DE LIGT/ Bëhuni gati për një Serie A spektakolare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment