Futboll Seria A Sport

U SHKATËRRUA NË MALMO/ Statuja e Ibrahimovic gati të vendoset në Milano tek…

Fundjava e Serisë A riktheu Zlatan Ibrahimoviçin te goli në Serinë A, pas 7 vitesh e 8 muajsh. Sulmuesi suedez blindoi fitoren 2-0 në transfertë kundër Kaljarit dhe kaq mjaftoi që suedezi të fitonte menjëherë faqet e para të gazetave italiane.

Por nëse për Ibrën futbollist nuk ka nevojë për shumë prezantime, edhe për statujën e tij të shkatërruar së fundmi në Malmo, nga nervozizmi i tifozëve vendës për futjen aksioner të Zlatanit në skuadrën e Hamarbit dhe jo në atë të qytetit të tij, ka ndërhyrë edhe Bashkia e Milanos, e cila është gati që ta mirëpresë veprën e artit në nder të 38-vjeçarit në qytetin ku tashmë Ibra luan, për ta vendosur pse jo pranë muzeut të Milanit.

Xhuzepe Sala, qytetari i parë i Milanos, ka dalë hapur në lidhje me këtë mundësi. “Nuk e kam vlerësuar asnjëherë si mundësi që ta sjellim statujën e Ibrahimoviçit në Milano, por nëse dikush kërkon që ta propozojë këtë ide, nuk jam aspak kundër. Futbollisti në fjalë, pavarësisht bluzës që mban veshur, mbetet gjithsesi një kampion i madh dhe uroj që të japë kontributin e tij për Milanin.191128122306-zlatan-statue-01-exlarge-169

Edhe pse jam interist, unë shpresoj që rikthimi i Ibrahimoviçit të jetë mbi të gjitha një kontribut për Serinë A. Një vend për statujën e tij? Duhen pyetur milanistët, pse jo pranë selisë së tyre, ku është i instaluar edhe muzeu i tyre”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Milanos.

Related posts

PAS KATËR HUMBJESH RADHAZI/ Liverpool kthehet tek fitorja në Premier falë “Sterling-ut të ri” dhe një autogoli

Delo.autor

“GOLDEN FOOT AWARD”/ Fitohet vetëm 1 herë në karrierë, Cristiano Ronaldo merr çmimin special

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 11 minutash lojë, Dybala ndëshkon Zenit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment