Futboll Premier League Sport

DËMTIMI NË FYTYRË/ Tashmë edhe Manchester City do të ketë një “Zorro”

lkay Gundogan e ka nisur seancën e fundit stërvitore me një maskë mbrojtëse pasi i është nënshtruar një operacioni në hundë për heqjen e mishit të huaj. Operacioni i mesfushorit, që ishte parashikuar prej kohësh, u bë pasi Gjermania doli para kohe nga Kupa e Botës 2018.

Gundogan erdhi në pikën e grumbullimit të Manchester City, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por këtë herë ishte i maskuar dhe këtë maskë do ta përdorë në dy javët e para të Premier League.

27-vjeçari bëri shaka me shokët e ekipit dhe në rrjetet sociale duke e quajtur veten “Zorro”, si personazhi i famshëm spanjoll i maskuar.

Gundogan do të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola duke nisur nga ndeshja e së dielës në “Wembley”, Superkupa e Anglisë kundër Chelsea.

Related posts

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ De Ligt flet si “bardhezi”: Kam qenë admirues i…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana shkarkon trajnerin Ardian Mema

Delo.autor

VITI I ERRËT PËR YLLIN BRAZILIAN/ PSG-ja deklaratë zyrtare për dëmtimin e rëndë të Neymarit, ja reagimi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment