Futboll Seria A Sport

DENONCIMI I REALIT NË FIFA/ Reagim SURPRIZUES nga Interi: Ne nuk kemi…

Pasi Real ka akuzuar Interin se ka kontaktuar me lojtarin kroat Luka Modric gjatë kohës që ky i fundit është ende nën kontratë me skuadrës “merengues”, ka ardhur replika e klubit ziklatër. “Ne nuk kemi kontaktuar asnjëherë drejpërsëdrejti me lojtarin”, ka deklaruar klubi ziklatër, pas denoncimit që Real Madrid ka bërë në FIFA. Sipas skuadrës spanjolle, Interi ka shkelur rregulloren e merkatos, duke kontaktuar një lojtar pa marrë më parë leje te skuadra.

Më 14 gusht, Interi ka marrë një letër nga FIFA pas denoncimit që Reali bëri në institucionin më të lartë të futbollit botëror, i akuzuar për bisedime të jashtëligjshme me lojtarin kroat. Dy ditë më vonë, Inter ka kthyer përgjigje, ku konfirmon se asnjëherë nuk ka thyer rregulloren dhe se nuk ka kontaktuar asnjëherë me lojtarin. Inter shprehet se akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka nisur asnjëherë bisedime me lojtarin për të sjellë në Serinë A.

Tani i takon FIFA-s të marrë një vendim, nëse do të nisë një hetim për këtë çështje, apo ta mbyllë atë pa patur asnjë fakt konkret në dorë.

Related posts

“THUMBON” KLUBIN ME BANDEROLË NË “AIR ALBANIA”/ “Ultrasit” e Tiranës: Mirëkuptim nuk kërkuat kur prekët fundin, po…

Delo.autor

Luis Enrique flet për largimin nga Barça dhe ku do të rikthehet si trajner

Sadik.Autor

BARCELONA-SEVILLA/ “Kupa e Mbretit”: “Katalanasit” kërkojnë hakmarrjen për të kaluar në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment