Futboll Premier League Sport

DËSHTIM I MADH/ ALLARDYCE: MARTIAL nuk është i denjë për Man United

Ish-trajneri i Anglisë Sam Allardyce ka sulmuar sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial. Lojtari francez kishte mundësinë të tregonte aftësitë e tij teksa e nisi si titullar ndeshjen e së dielës ndaj Brighton për shkak të dëmtimit të Alexis Sanchez.

Por 22-vjeçari, si shumica e shokëve të ekipit, nuk arriti të bënte një paraqitje të mirë në humbjen 3-2 ndaj Brighton.

Duke folur për beIN Sports, ish-trajneri i West Ham dhe Everton shprehet: “Nuk ka rëndësi se cili trajner e ka sjellë Martial te Manchester United, ai nuk është i denjë për atë fanellë.

“Ai nuk është lojtari që klubi shpresonte të blinte. Ai është një adoleshent që u ble për 60 mln euro. Por ky është sezoni i tretë por nuk është më mirë se në sezonin e parë.

“Ai duhet të ishte përmirësuar. Ai duhet të ishte në një nivel me Leroy Sane, por nuk është. Dhe ky nuk është faji i Mourinho-s.

Related posts

Gol nga 70 metra, BEFASOHET skuadra e shqiptarëve (VIDEO)

Sadik.Autor

Alex Sandro drejt largimit nga Juventus/ Chelsea shfaq interes për mbrojtësin brazilian

Sadik.Autor

ËSHTË LIDER I PADISKUTUESHËM/ Messi i lë të gjithë mbrapa, më i miri i fillimvitit 2021. Ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment