Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ “THYEN BARRIERËN” Benzema: E bëj unë Ronaldon, jam gati t’i kompensoj golat e tij

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, pranon se duhet t’i udhëheqë me golat e tij gjigandët e La Liga-s, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Francezi ka tashmë 10 gola në 18 ndeshje të këtij sezoni, në rrugën e duhur për të thyer “barrierën” e 20 golave, për herë të parë që nga sezoni 2015-2016.

Real Madridi e ka ndier mungesën e Ronaldos, i cili vazhdimisht ishte “makinë golash” në “Santiago Bernabeu” dhe e përfundoi karrierën si kryegolashënuesi i të gjitha kohërave të klubit të bardhë, përpara se të nisej për te Juventusi në korrik.

Sezoni më i mirë i Benzema (sa iu takon golave), që nga transferimi i tij te Real Madridi ishte ai 2011-2012, me 32 gola. Ai tha se duhet të marrë më shumë përgjegjësi në sulmin e galaktikëve, pas humbjes së Ronaldos.

Tani që Cristiano ka ikur, më del për detyrë të shënoj pak më shumë. Jam i detyruar ta bëj këtë, – tha ai për “Real Madrid TV”. Ndihem shumë i motivuar dhe jam gati për ta kryer më së miri detyrën”.

30-vjeçari tha se klubi madrilen gjithmonë ka kërkuar më shumë prej tij dhe ai është i etur për të ofruar më të mirën e mundshme: Klubi pret gjithmonë më shumë nga unë. Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Gjithkush dhe gjithmonë pret më shumë nga një sulmues, më shumë gola, më shumë asistime, kjo është normale. Jam më i motivuar se kurrë për të pasur një sezon të madh, bashkë me Real Madridin”.

“Los Blancos” do të udhëtojnë për në Eibar të shtunën, në kuadrin e në La Liga-s, përpara se të kthehen në Ligën e Kampionëve tri ditë më vonë, për t’u ndeshur me Romën.

Related posts

“JANË DY NJERËZ TË VEÇANTË”/ McKennie: Ju shpjegoj diferencën më madhe mes Pirlo-s dhe Allegri-t

Delo.autor

Totenhemi nuk fitonte prej shumë vitesh në “Stamford Bridge”

Sadik.Autor

YJET LARGOHEN NGA ANGLIA/ Bayern përgatit “vjedhjen” e radhës tek…

Delo.autor

Leave a Comment