Futboll Premier League Sport

DËSHTOI NË BOTËROR/ Guardiola zbulon lojtarin që dëshiron të qëndrojë sa më gjatë te City

Trajneri Pep Guardiola u shpreh se të gjithë te skuadra e Manchester City duan që mesfushori Raheem Sterling të qëndrojë sa më gjatë me “qytetarët” dhe të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Anglisë. Sterling, që erdhi tek City nga Liverpool në vitin 2015, ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës dhe deri sa kjo të ndodhë e ardhmja e lojtarit është ende e paqartë. Megjithatë, 23-vjeçari, që vjet realizoi 18 gola në Premier, ka ende edhe dy vite kontratë me City dhe ka kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Raheem dhe agjenti i tij e dinë mendimin tim, madje edhe drejtuesit tanë kanë biseduar me të. Që ditën e parë që kam ardhur këtu e kam thënë këtë gjë, por marrëveshjet janë marrëveshje dhe të tjerët vendosin për këtë gjë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por personalisht ju garantoj me 100% që unë dëshiroj që ai të qëndrojë këtu sa më gjatë”, tha trajneri Pep Guardiola para finales së Community Shield që ekipi i Manchester City do të luajë ndaj Chelsea.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Panik në Kategorinë e Dytë, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Delo.autor

NGA LIVERPOOL TEK STEAUA BUCURESTI/ Njihuni me skuadrat me më shumë ndeshje pa humbje në Europë

Delo.autor

MBI TË ARDHMEN E YLLIT TË KAMPIONIT TË BOTËS/ Trajneri Pochettino: Mbappe? Ne duam ta mbajmë, por…

Delo.autor

Leave a Comment