Sport Tennis

E PABESUESHME/ Fognini thyen parashikimet, triumfon në Meksikë

Fabio Fognini arrin një prej sukseseve më të mëdha në karrierë duke fituar turneun e Cabo Del Mar në Meksikë. Për të është titulli i 8 në karrierë dhe i 3-ti për këtë sezon. Në finale, 31-vjeçari mundi numrin 4 në botë, Juan Martin del Potro, që në letër konsiderohej dhe favoriti kryesor. Italiani e fitoi ndeshjen 6-4 6-2 në 1 orë e 19 minuta lojë. Ndeshja filloi mjaft mirë për argjentinasin, i cili setin e parë e nisi me rezultatin 3-0, por më pas gjithçka ndryshoi.

Fognini arriti të kthente të gjithë setin e më pas duke arritur ta fitojë. Seti i 2 nuk kishte shumë histori me Del Potron që dukej jashtë loje e me italianin që humbi vetëm 2 game. Pas ndeshjes Fognini u shpreh se e respekton shumë argjentinasin si lojtar dhe si njeri pasi ata njihen që të vegjël. Ai shtoi se pas të gjitha gjërave që kundërshtari ka kaluar në jetë, është gjë mjaft e bukur ta shohësh që është shndërruar në një sportist mjaft të zotin. Interesant është fakti që të dy tenistët do të luajnë së bashku si çift në Mastersin e Torontos.

Related posts

ËSHTË NJË LEGJENDË NË FORMULA 1/ HAMILTON kampion bote. Barazon rekordin e titujve të Schumacher

Delo.autor

Eleminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Sadik.Autor

“PËRBINDËSHI” RONALDO NË SHITJE/ Juventus i vendos çmim të “çmendur”, PSG gati të paguajë!

Delo.autor

Leave a Comment