Futboll Gossip La Liga Sport

DËSHTOI NË BOTËROR/ Kjo video e ka futur në telashe Gerard Pique

Futbollisti i Barcelonës Gerard Pique i la me gojë hapur tifozët e Barcelonës, të cilët po prisnin në hyrje të qendrës stërvitore “Ciudat Esportiva”, ndërsa ai mbërriti aty me biçikletë sportive. Drejtuesit e klubit u shqetësuan së tepërmi kur videoja u publikua, pasi aty shfaqej një Pique që pedalonte i shpenguar, pa kaskë dhe me shpejtësi. Për më tepër që ai as nuk mbante kokore, e për drejtuesit e tifozët, kjo është diçka e patolerueshme.

Një rrëzim i keq apo përplasje mund t’i shkaktonte futbollistit dëmtime serioze, e për këtë arsye në klub janë mjaft të shqetësuar dhe i kanë kërkuar futbollistit që gjëra të tillë mos t’i përsërisë më.

Ndoshta Pique ka qenë i frymëzuar nga kënga “La Bicicleta” e bashkëshortes së tij Shakira me Carlos Vive. Por kjo papërgjegjshmëri nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe drejtuesit duan që ai të shmangë përdorimin e biçikletës së tij elektronike sa më shumë të jetë e mundur.

Related posts

Kualifikohet Uruguai, Ministria e Mjedisit feston me marijuanë

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid heq dorë nga Neymar, ja dy arsyet e forta…

Delo.autor

“TIRANA PËSON GOLA ORDINERE”/ Bedri Omuri kritikon: S’e kuptoj dot një ndeshje pa tifozë…

Delo.autor

Leave a Comment