Futboll Gossip Premier League Sport

E VËRTETA/ Smalling tregon sekretin e madh, si arrin të shmangë dëmtimet e rënda

Chris Smalling tregon se kthimi në vegjetarian e ka ndihmuar atë që të jetë në një formë shumë të mirë sportive. Lojtari është dalluar me paraqitjet e tij te Manchester United. Bashkëshortja e tij e këshilloi që të mos konsumonte me mish dhe bulmet e kjo bëri që ai të jetë në formën më të mirë sportive në karrierën e tij.

Më parë, lojtari ka pasur probleme fizike me gjurin që e shqetësonte si edhe me tërheqjet e ndryshme muskulore. Kurse në sezonin që sapo u mbyll, ai luajti 46 takime, duke qenë një pikë kyçe për “Djajtë e kuq”.

“Gruaja ime Sam ka disa kohë që është vegjetariane dhe ajo tentoi që të më bindte mua që të isha gjithashtu vegjetarian. Unë nuk isha plotësisht dhe kur ne shkonim dhe hanim jashtë, unë nuk e kurseja mishin. Por pas njëfarë kohe vendosa që të mos haja më mish të kuq. Por ajo më tregoi shumë dokumentarë dhe më hapi sytë paksa më shumë në lidhje me industritë e shumta dhe më bindi që të kthehesha në vegjetarian plotësisht.

Normalisht nisja e sezonit është periudha ku has më shumë vështirësi, pasi ke nevojë për energji, por unë nuk kam pasur probleme të mëdha. Por dieta ishte faktor në rendimentin tim. Kur nisa kisha shumë dëmtime. Jo sepse haja keq por me rritjen e moshës u bëra më i ndërgjegjshëm për dietën time dhe u sigurova që të haja gjërat e duhura. Sigurisht që në vitet e fundit kam ngrënë më shumë perime e fruta dhe unë mendoj se ky ka qenë faktor me rëndësi.

Mishi i kuq shkakton inflamacion dhe unë kisha shqetësime në gjurin tim, e shumë futbollistë kanë të tillë problem me tendinat në gju. Kur nuk përdora mish, nuk pata më problem. Në ditën e dytë pas takimit kisha shumë lodhje, por e merrja veten shpejt. Luaja ndeshje dhe nuk kisha shumë dhimbje në trup. Sezoni i shkuar ka qenë ndër më të mirët sa i përket pjesëmarrjes së takimeve”, zbuloi futbollisti anglez.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milanit, ja përfitimet

Delo.autor

E Bujshme/ Kaka pranon të rikthehet tek Milani

Q.Autor

Suzy Cortez ia uron Messit Krishtlindjet me foto speciale

Delo.autor

Leave a Comment