Bundesliga Futboll Sport

DËSHTOI TË TREGONTE CILËSITË/ Mesfushori i BAYERN pranë kalimit tek LEIPZIG

Leipzig kërkon të blejë me çdo kusht lojtarin e kombëtares gjermane Sebastian Rudy nga FC Bayern.

Ai është lojtari që pritet të zëvendësojë Naby Keita i cili ka kaluar te Liverpool. Sipas Leipziger Volkszeitung, Rudy është paraqitur në qendrën stërvitore të RB ditën e premte, dhe thuhet t’i ketë pëlqyer.

Rudy te Leipzig? Në fillim dukej sikur ishin vetëm llafe merkatoje, por tani është e sigurt që klubi dhe trajneri i ardhshëm Julian Nagelsmann duan mesfushorin.

Bavarezët nuk do të ishin kundër largimit të lojtarit, duke parë fluksin e madh në mesin e fushës. Ai pritet t’i kushtojë klubit gjerman rreth 15 mln euro.

 

Related posts

Skocezët nisin me llogaritë, duan këtë rezultat në Shqipëri

Sadik.Autor

RAMOS nuk harron lehtë/ Ja si i përgjigjet pyetjes lidhur fitimin e Championsit pa RONALDON

Isa.Autor

PAS FITORES ME TRIPLETË NDAJ ARSENALIT/ Aguero: Ishte e rëndësishme të fitonim, por ne…

Delo.autor

Leave a Comment