Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus i pakënaqur me pasiguritë e Ronaldos, “bardhezinjtë” i vendosin ultimatum CR7

Midis Juventusit dhe Kristiano Ronaldos gjërat kanë ngelur ende pezull. Portugezi do të kthehet të dielën nga pushimet dhe ende nuk dihet nëse Torino për të do të jetë tranzit apo destinacioni i vitit të ardhshëm.

Bashkë me të pritet të vijë edhe Zhorg Mendesh, menaxheri që ka dribluar gjatë verës pyetjet mbi të ardhmen e sulmuesit në pritje të ofertës që mund të vijë nga PSG. Përpara gjithë kësaj situate, durimit të Juventusit duket se po i vjen fundi. Lëvizja e 36-vjeçarit ka kushtëzuar merkaton e Juventusit dhe kur ngelet ende një muaj nga përfundimi i saj, bardhezinjtë duan tashmë të përcaktojnë objektivat e tyre.

Të gjithë bien dakord për cilësitë e Ronaldos dhe për paraqitjet e shkëlqyera të tij. Që nga bashkimi me torinezët, ka realizuar 101 gola në 133 ndeshje, por pa arritur të bëhej golashënuesi më i mirë i kampionatit në sezonin e parë kur 21 golat e tij nuk mjaftuan për të mundur 26 golat e Kualjarelës dhe në sezonin e dytë kur Imobile me 36 gola, la pas 31 golat e juventini. Por, viti i tretë i qëndrimit në Itali, edhe pse i vështirë për Juventusin që zbriti nga froni pas nëntë vitesh, i dhuroi kurorën e golashënuesit përballë Lukakut me realizimin e 29 golave.

Kjo arritje e ndihmoi CR7-ën të shtonte një tjetër rekord në karrierën e tij duke u bërë i pari në botë që ia del të shpallet golashënues në tri kampionatet kryesore: Premier Liga, Liga dhe Seria A. Asnjë nuk mund të bëjë si ai, si në kompeticionet me klubet edhe me kombëtaren, me të cilën gjatë kësaj “Euro 2020”-e konfirmoi titullin e tij si golashënues të Europianit paraardhës.

Pas gjithë këtyre objektivave të realizuar, askush nuk ka më dyshime për Ronaldon, por hezitimi për të ardhmen, kontrata që skadon vitin e ardhshëm, nga e cila përfiton 31 milionë euro në sezon dhe merkatoja e bllokuar për shkak të tij, ka detyruar bardhezinjtë t’i japin ultimatumin Kristiano Ronaldos duke lënë në ankth tifozët.

Related posts

Inter prenoton bomberin argjentinas, gati transferimi në merkaton e verës

Q.Autor

PAS TRAGJEDISË NË NJË KLUB NATE/ Balotelli ka një mesazh për të rinjtë italian… (VIDEO)

Isa.Autor

Sergio Ramos do ta mbyllë karrierën në SHBA, te klubi i legjendës angleze

Sadik.Autor

Leave a Comment