Futboll Sport

DISFATA KUNDËR KRYEQYTETASVE/ Futbollisti anglez mbron Emeryn: Mos e kryqëzoni pas vetëm…

Një lojë ka qenë e mjaftueshme për disa, që të vënë në dyshim punën e Unai Emery tek Arsenali. Kritika më “mahnitëse” ishte e Sam Allardyce, një ish-trajner i Tottenhamit, në mesin e ekipeve të tjera, i cili foli ashpër pas disfatës kundër Manchester City. Peter Crouch ka dalë me një opinion të shtunën, në “Daily Mail”, që të kërkojë respekt për trajnerin Emery dhe ka shkundur oportunistët.

“Jam i habitur nga mungesa e respektit për Emery, – fillon ai. – Gabon kush del kaq herët në përfundime. Emery sapo ka përfunduar 90 minutat e para në Premier League dhe disa duket se kanë parë mjaft. Manchester City e mundi Arsenalin në ndeshjen e parë të Emery. Nuk duhet të vë në siklet askënd, sepse kampionët e tanishëm do të jenë më mirë se shumica e ekipeve. Por, gjykimi kaq i çmendur ka bërë që ndeshja e tij e parë të duket e fundit. Sam Allardyce ishte shumë kritik ndaj stilit të Emery, kur donte të luante nga prapa”.

Sulmuesi i Stoke City donte të mbronte “San Sebastianin”, por gjithashtu njihte disa dështime përpara “qytetarëve” të Pep Guardiolës: “Shumë prej asaj që Allardyce tha ishte e vështirë, por unë pajtohem për disa gjëra. Ju nuk mund të përballeni haptazi me Manchester City, nëse nuk jeni në nivelin e tij. Guardiola ka në dispozicion plot lojtarë të mëdhenj, të cilët presojnë shumë mirë nga lart. Mos t’u vijë turp për ta thyer presionin me një top të gjatë te sulmuesi juaj dhe të luani nga atje. Kjo eliminon rrezikun e panevojshëm të lojës së shkurtër. Nëse rivalët tuaj bien, ju mund të luani futbollin që dëshironi, por nuk ka kuptim që rivalët të përshtaten me metodën tuaj”.

Crouch ende mendon se Emery është personi i duhur për “Gunners”: “Nuk ka dyshim se ai ka për të mësuar akoma, por disa kritika kanë shkuar shumë larg. Ato nuk e kanë respektuar atë. Trashëgimia e tij e shënon atë si një nga më të mirët në Europë. Megjithatë, disa i drejtohen atij për rolin në Ligën e Kampionëve me PSG dhe kanë vendosur që ai të mos jetë gati për Premier League, pas vetëm 90 minutash. Gjykimet si këto kurrë nuk pushojnë së më mahnituri mua. Kam mjaft përvojë për të ditur se është e pamundur që një njeri i ri të ndryshojë gjithçka menjëherë”.

Related posts

PRISTE TË RIKTHEHEJ TEK ROMA/ Ish-futbollisti i Milanit shpreh zhgënjimin pas dështimit të transferimit (FOTO)

Delo.autor

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

TRIUMFI BEFASUES/ Ç’bëri MODRIC më shumë sesaXAVI e Iniesta, apo PUSHTETI i…

Isa.Autor

Leave a Comment