Futboll La Liga Sport

TRIUMFI BEFASUES/ Ç’bëri MODRIC më shumë sesaXAVI e Iniesta, apo PUSHTETI i…

Triumfi i Luka Modriçit ka hapur një debat të vjetër. Kroati arriti të fitonte për shkak se zhvilloi një Botëror shumë të mirë dhe ishte lider me Kroacinë. Por, në vitin 2010, kur Spanja ngriti trofeun e Kupës së Botës, Ksavi dhe Iniesta ishin gjithashtu kandidatë për të fituar, por Leo Mesi e fitoi atë me 22.6 për qind të votave. Iniesta ishte i dyti me 17.3 për qind dhe Ksavi i treti me 16.4 për qind.
iniesta ksavi

“Topi i Artë” u ktheu shpinën, pavarësisht se ata shpresuan që të bëheshin spanjollët e dytë që e fitonin këtë trofe, të cilin deri tani e ka fituar vetëm Luis Suarez në vitin 1960. Ky është krahasimi mes tre futbollistëve. Modriç fitoi Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit, titullin e vetëm kolektiv. Por, pastaj ngriti edhe trofetë e tjerë individualë si: Lojtari më i mirë i Botërorit, “The Best”, Lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

Por, statistikat e tij nuk janë aq brilante sa ato të Iniestës dhe të Ksavit në vitin 2010. Shënoi vetëm 3 gola dhe dha 10 asiste më pak se Ksavi. Katalanasit në atë vit fituan La Ligën dhe Superkupën e Spanjës. Por, dy spanjollët patën protagonizëm të madh në Botërorin e vitit 2010, ku arritën të triumfonin në fund. Njëri prej tyre madje shënoi edhe golin historik për Spanjën. Me të drejtë, tani lind pyetja: Çfarë bëri më shumë Modriç sesa Ksavi dhe Iniesta për të fituar “Topin e Artë”? Secili mund t’i përgjigjet vetë, ndërsa tabela mund të na vijë në ndihmë…

Related posts

“BOMBERI HERO” ME DOPIETË/ Piatek përmbys Atalantën dhe mban ekipin në Champions

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN E FORTË/ Trajneri i Sasuolos: Super League si grusht shteti, nuk dua të luaj ndaj Milanit

Delo.autor

Po bën “namin” në Europë/ Tek Barcelona “qajnë” për gabimet e së shkuarës

Isa.Autor

Leave a Comment