Futboll Sport

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

Lionel Messi nuk ndalet. Pas golit nga gjuajtja e lirë në debutimin e tij, në minutën e 94-t, kundër Cruz Azul, “La Pulce” shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.

Një paraqitje perfekte për Messin, në paraqitjen e tij të parë si startues. Ai tashmë shënoi pas 8 minutash. Pasimi i gjatë i Busquets për “10” e vendos këtë të fundit vetëm, ballë për ballë me portierin kundërshtar. Fillimisht argjentinasi gjen shtyllën, por shënon në rikthimin e topit në këmbët e tij me një goditje të thjeshtë.

Goli i dytë i tij erdhi 14 minuta më vonë, me një trekëndësh të përsosur me Robert Taylor. Ky i fundit nënshkroi golin e tretë dhe të katërt të Inter Miamit, duke e “vulosur” rezultatin 4-0. Dy fitore në dy ndeshjet e Kupës së Ligës për Inter Miami, i sigurt për kualifikimin në 1/16 finale.

Kundërshtari i radhës i Messit me të tijtë do të jetë njëri mes Houston Dynamo, Orlando City (do të ishte një derbi) dhe Santos Laguna; një ndeshje e planifikuar për në fillim të gushtit.

Trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino, u gëzua, duke nënvizuar rëndësinë e Messit dhe Busquets për ekipin: “Mendoj se ardhja e tyre i ka dhënë skuadrës shumë besim. Ndiej se ata po marrin një përgjegjësi të madhe përsipër, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ndihet më e lirë për të luajtur. Ne kemi punuar së bashku për ditë të tëra dhe jemi të gjithë në të njëjtën anë”.

Related posts

TENSIONE TEK BAYERN MUNICH/ Niko Kovac pranë shkarkimit

Isa.Autor

PSG përballet me përjashtimin nga Champions League: Çfarë do të thotë për Juve, Man Utd dhe City?

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Shtyhet ndeshja Tottenham-Rennes për Conference League, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment