Futboll Sport

DITA E FUNDIT E MERKATOS/ NJIHUNI me transferimet në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1

Afati kalimtar veror i sivjetmë ishte më ndryshe në krahasim me vitet e kaluara. Derisa në të kaluarën, në ligat kryesore, dita e fundit e afatit kalimtar ishte e njëjtë (31 gusht), në vitin 2018 gjërat ishin më ndryshe. Kjo për faktin se Liga Premier dhe Serie A vendosën që të kenë data të ndryshme të përfundimit të afatit veror që lidhen me fillimin e sezonit të ri, 2018/2019.

Në elitën e futbollit anglez, 9 gushti ishte dita e fundit e ‘afatit kalimtar veror 2018’, ndërsa ky afat në Serie A përfundoi më 17 gusht, që të dy para fillimit të sezonit të ri në kampionatet respektive.

Klubet spanjolle nuk vendosën të bënin ndonjë ndryshim në rrjedhën e afatit kalimtar veror, prandaj do të përfundojë në datën e zakonshme, më 31 gusht (e premte) në orën 23:59. Edhe pas kësaj date klubet mund të shesin ose të japin në huazim lojtarë në ligat ku afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur.

Njësoj vepruan edhe Bundesliga (ku afati kalimtar mbyllet më 31 gusht në orën 18:00) dhe Ligue 1 (ku afati kalimtar mbyllet më 31 gusht në orën 23:59).

Edhe pas kësaj date klubet mund të shesin ose të japin në huazim lojtarë në ligat ku afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur.

Si gjithmonë, Telegrafi ju mban të informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në ligat kryesore evropiane.

Afati do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 shtator në Danimarkë, Skoci dhe Turqi; deri më 2 shtator në Holandë; deri më 6 shtator në Rusi; deri më 21 shtator në Portugali dhe deri më 18 tetor në Australi.

Abraham mund të largohet nga Chelsea. Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka pranuar se sulmuesi Tammy Abraham mund të largohet si huazim.

Aston Villa dhe Bordeaux janë duke u lidhur me transferimin e sulmuesit.

“Është në dorën e tij”, ka thënë ish-tekniku i Napolit.

Zyrtare: Ljajic i bashkohet Besiktasit Besiktasi e ka zyrtarizuar transferimin e Adem Ljajicit nga Torino në formë huazimi, me obligim blerjeje.

Olympique Lyonnais është në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Lazios, Martin Caceres.

Jose Mourinho ka thënë se akoma nuk ka asgjë zyrtare për kontratën e re të Anthony Martialit me Manchester Unitedin.

Është spekuluar se francezi mund të largohet nga na Old Trafford, mirëpo klubi ka vendosur t’ia rinovojë kontratën.

Gerrard nuk e lejon largimin e Morelos. Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, i ka paralajmëruar klubet që të mos bëjnë oferta për Alfredo Morelos.

Bordeaux bëri një kërkesë për sulmuesin kolumbian, mirëpo është hedhur poshtë. Në ndërkohë, Gerrard thotë se nuk e dëshiron largimin e tij.

Edhe pak orë nga mbyllja e afatit kalimtar në Francë dhe Spanjë, Yann Karamoh pritet të lëviz drejt Ligue 1.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, talenti francez do të kalojë te Bordeaux.

Karamoh pritet të kalojë si huazim te Bordeaux, të cilët kanë fituar garën me St. Etienne.

Interi është gati të lejojë largimin me huazim të francezit Yann Karamoh.

Sulmuesi francez ka hasur në vështirësi për një vend te Interi dhe pritet të kërkojë më shumë minutazh në Ligue 1.

Skuadrat ku mund të përfundojë Karamoh janë Bordeaux dhe St. Etienne.

Zyrtare: Sevilla nënshkruan me Promes. Quincy Promes është lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Sevilla.

Pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij.

Promes ka nënshkruar për katër vitet e ardhshme me klubin spanjoll, ndërsa shifra e transferimit nuk është bërë publike.

Real Madridi nuk do të tentojë transferimin e Hazardit

Eden Hazard ishte njëri nga objektivat kryesore të Real Madridit.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Mbretërit nuk do të tentojnë transferimin e tij.

Chelsea refuzoi një herë shitjen e tij dhe Reali nuk pritet të bëjë ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Kovac: Boateng qëndron te Bayerni

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka thënë se Jerome Boateng do të mbetet pjesë e skuadrës.

“Ai është mbrojtës i klasit botëror dhe shumë profesionist”.

“Ai qëndron këtu”, ka thënë trajneri kroat.

Nuri Sahin pritet të kalojë tek Werder Bremen.

Mesfushori turk do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare.

Transferimi i tij mendohet se do të kushtojë rreth një milion euro.

Related posts

“10 YEARS CHALLENGE”/ Ja si kanë ndryshuar në 10 vite futbollistët. Nga Ronaldo deri te.. (FOTO)

F.autor

TË FRIKSHËM/ Zbulohet SUPER formacioni i MILANIT kundër Olympiacos

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku i PSG-së blenë për 18 milionë euro mesfushorin spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment