Bundesliga Futboll Sport

DUAN TË NDALIN DOMINIMIN E BAYERNIT/ Borussia e nis me “poker” ndaj Leipzig (VIDEO)

Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin përara tifozëve të saj duke mposhtur rivalët direkt RB Leipzig me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje që premtonte spektakël dhe të besuarit e Favre nuk kanë zhgënjyer, megjithëse praktikisht ndeshjen e nisën në disavantazh.

Augustin i RB ka arritur të shënojë që në minutën e parë të ndeshjes, dhe dukej sikur do të ishte një pasdite e gjatë dhe e lodhshme për vendasit. Por Daoud barazon rezultatin në mesin e pjesës së parë. teksa autogoli i Sabitzer dhe goli i blerjes së re Alex Witsel në fund të pjesës së parë i kanë dhënë një përmbysje ëndrrash Borussia-s përpara pushimit.

Në pjesën e dytë vendasit arritën të menaxhonin mirë ndeshjen duke mos i lejuar shumë hapësira miqve të cilët dukeshin jashtë forme. Në fund të takimit ishte edhe Marco Reus ai që shënoi një gol të merituar. Tri pikë të arta për Dortmund nën drejtimin e trajnerit të ri dhe ndaj një kundërshtari të fortë si Leipzig.

 

Related posts

Barcelona parakalon Realin për yllin e Bayern Munich

Q.Autor

“EL CLASICO”/ Super sfida Barcelona-Real Madrid mbush plotë stadiumin “Camp Nou”, ja sa tifozë priten…

Delo.autor

RIKTHIMI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Leonardo kërkon lojtarë me eksperiencë për Milanin

Isa.Autor

Leave a Comment