Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Ancelotti do yllin e Italisë, Napoli bën gati 60 milionë euro

Nuk ka një negociatë zyrtare, por duket se palët po përgatisin terrenin për ta nisur. Dy ditë pas “bombës” se Napoli është gati të bëjë një çmenduri për të marrë Belotti-n nga Torino, edhe pse nuk ka patur konfirmime nga dy klubet, drejtori sportiv i torinezëve, Petrachi, nuk ka mundur ta garantojë me 100% qëndrimin e Belotti-t me “Demat”.

Sipas “La Stampa”, ka qenë vetë Carlo Ancelotti ai që ka shtyrë presidentin De Laurentiis për ta blerë sulmuesin. Shifrat janë zbuluar tashmë: 50-60 milionë euro për kartonin dhe një kontratë 5-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon për lojtarin, që fiton 1.5 milionë te Torino.

Risia është se, pas një kontakti mes drejtorëve sportivë të dy klubeve, negociatat duket se po zhvillohen mes dy presidentëve. Napoli, gjithsesi, do të duhet të bëjë një shitje para se të fillojë negociatat me Torino-n: njëri mes Mertens dhe Inglese-s do të duhet të thotë lamtumirë.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Pas një asist nga Rowe, ylli Aubameyang ndëshkon Tottenham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Frikë për Lukaku-n, United barazon dhe humb vendin e dytë

Q.Autor

GARA PËR GOLEADORIN E EUROPËS/ Barazoi CR7, Messi do fronin e “Këpucës së Artë”. Lewa është shumë përpara…

Delo.autor

Leave a Comment