Futboll Premier League Sport

THUR ELOZHE PËR YLLIN/ Matteo Guendouzi: Aubameyang është më i miri në…

Mesfushori i ri i Arsenalit, Matteo Guendouzi, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Pierre-Emerick Aubameyangin si sulmuesin më të mirë në Premierligë.

Aubameayng ka më së shumti gola në ligën angleze, gjithsej 13.

“Ai është duke na ndihmuar shumë sepse shënon shumë gola”, ka thënë Guendouzi.

“Për mua ai është sulmuesi më i mirë në Premierligë këtë stinor dhe nëse ai vazhdon të shënojë kështu gola, e di që do të jemi në një pozitë goxha të mirë në renditje”.

“Si një mesfushor është kënaqësi që të luaj me dikë si ai, është e lehtë sepse ai ka shumë kualitete”.

Guendouzi ka startuar në 11 ndeshje në këtë stinor të Premierligës, dhe ka bërë paraqitje të mira pas transferimit të tij gjatë verës nga skuadra e ligës së dytë në Francë, Lorient.

Related posts

Lufta për titull në Itali, “The Sun” kurorëzon ekipin anti-Juventus

Isa.Autor

Shevçenko kishte ankesa për stadiumin/ FIFA merr vendimin për miqësoren me Shqipërinë

Sadik.Autor

PAS TAMPONIT TË DYTË POZITIV ME COVID-19/ Trajneri i Kosovës: Kam lodhje të lehtë fizike

Delo.autor

Leave a Comment