Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Gattuso i pakënaqur nga merkato: Milan është 90% i kompletuar

Milan do të mbyllë aventurën e tij në International Championship Cup në sfidën ndaj Bercelonës, por tyrajneri Gennaro Gattuso e ka mendjen gjetkë, në Milano, aty ku drejtuesit e klubit kuqezi po zhvillojnë merkaton dhe ku ndodhen dy blerjet e fundit, Higuain e Caldara. “Jam i kënaqur nga ardhja e këtyre dy lojtarëve, pasi bëhet fjalë për emra të rëndësishëm. Mattia është i ri dhe që mund të përmirësohet ende në të ardhmen, ndërsa Gonzalo e njohim të gjithë dhe e dimë se kush është. Por tani duhet t’i integrojmë pranë skuadrës dhe të punojmë së bashku, në grup”, tha Gattuso.

Megjithatë, trajneri kuqezi shprehet se pavarësisht blerjeve skema e skuadrës së tij nuk do të ndryshojë. “Ardhja e Higuain nuk do të më largojë nga skema 4-3-3 që kemi përgatitur edhe pse do të punojmë edhe në skema të tjera alternative. Kam biseduar me Gonzalo dhe i kam shpjeguar se duhet të jetë krenar për zgjedhjen që ka bërë, pasi Milan është klub i madh”, tha Gattuso, që pavarësisht dy blerjeve të fundit është ende i pakënaqur.

“Merkato mbyllet më datën 17 dhe mendoj se për momentin jemi 90% të kompletuar, madje në disa sektorë jemi shumë. Të shohim se çdo të ndodhë deri në fund. Në mesfushë mund të sjellim edhe ndonjë lojtar tjetër. Kush do të veshë fanellën e Milanit duhet të kuptojë se ne synojmë për të fituar dhe arritur objektiva të mëdha”, tha Gattuso.

Related posts

E BUJSHME/ PSG planifikon transferimin e mesfushorit katalanas

Sadik.Autor

SKANDAL/ Tension në përfundim të pjesës së parë, shikoni çfarë ndodhi në Burreli-Korabi (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, ja vendimi për ndeshjet miqësore të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment