Futboll Seria A Sport

Merkatoja e kuqezinjve/ Lojtari i Serisë A pret përgjigjen nga Rusia (DETAJE)

Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë Berat Xhimshiti sipas gjasave do të ndryshojë sërish ekip. 25-vjeçari që është pjesë e Atalantës pret vetëm konfirmimin përfundimtar të skuadrës së tij dhe rusëve të Krasnodarit, të cilat thuhen se kanë arritur një marrëveshje paraprake. Pikat e tjera të çështje do të shqyrtohen më vonë.

Xhimshiti luajti i huazuar te Benevento sezonin e fundit bashkë me mesfushorin tjetër kuqezi Ledian Memushaj. Nëse 31-vjeçari u kthye te ekipi i Pescarës, e njëjta gjë s’mund të thuhet për qendërmbrojtësin Xhimshiti pasi trajneri Gasperini nuk e shikon si pjesë të rëndësishme të planeve për sezonin e ri.

 

Related posts

E PYESIN PËR ICARDIN/ Kapiteni i Interit bezdiset: Mjaft…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Trajneri i Dynamo Kyiv i kërkon fanellën në fundin e ndeshjes, por Messi refuzon. Ja arsyeja…

Delo.autor

Te Partizani mendojnë për Europën/ Zbulohet axhenda e “demave” për sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment