Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Klopp karikon skuadrën: Ky nuk është maksimumi, kemi ende…

Jurgen Klopp shprehet se ky fillim-sezoni për Liverpool nuk është aspak befasues, pasi ai i priste dy fitoret ndaj West Ham dhe Crystal Palace në dy javët e para të Premier League. Ndaj trajneri gjerman kërkon më shumë nga skuadra, pasi sipas tij sfidat e verteta ende nuk kanë “trokitur” në derë. Klopp ka mbetur i kënaqur si nga sulmi ashtu dhe nga mbrojtja, që në dy takime nuk ka pësuar asnjë gol, ndërkohë që ka shënuar 6 të tillë. Kjo seri pozitive pritet edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Brihgton.

“Nuk jam shumë i entuziasmuar nga ky start, pasi të jem i sinqertë, e prisja këtë paraqitje duke parë atë që kemi përgatitur gjatë verës. Madje në pres më shumë nga skuadra. Nëse kjo që kemi treguar deri më tani në kampionat është maksimumi ynë, atëherë jemi shumë pas. Kemi nevojë të zhvillohemi edhe më shumë, të improvizojmë dhe shënojmë sa më shumë. Por unë jam i bindur se skuadra do të dijë të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen”, u shpreh Klopp.

Related posts

Dhurata sekrete që Florentino Perez i bëri Cristiano Ronaldos

Delo.autor

“E PADENJË DHE TRISHTUESE…”/ Rivaldo kritikon ashpër Barcelonën për Arthur

Delo.autor

CROTONE-MILAN/ Serie A: Mbyllet ndeshja Crotone-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment