Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Mbrojtja e Napolit “fut ujë”, Ancelotti lëshon ALARMIN

Në prag të nisjes së Serisë A, gjendja te skuadra e Napolit nuk është shumë e mirë, sidomos në repartin e mbrojtjes, që nuk marrin të mbyllë ndeshjet pa pësuar gol. Nëse deri më tani Napoli ka realizuar 15 gola në takimet miqësore, ka pësuar edhe 10 të tillë, shumë, çka tregon se gjërat nuk janë ashtu si duhet. Në miqësoren e fundit, skuadra e drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti u mund 3-1 nga Wolfsburg, sinjal që tregon se përforcimet duhen me çdo kusht, për të evituar një sezon zhgënjyes si në kampionat ashtu dhe në Champions.

“Dy humbje në 3 miqësoret e fundit janë një sinjal jo i mirë për ne, dujhet të jemi të shqetësuar. Ndoshta ky shqetësim do të na karikojë dhe do të bëjë që në kampionat të luajmë më mirë dhe të marrim diçka më shumë. Tani nuk ka më kohë për eksperimente, luajmë seriozisht . Nga sulmi jam i kënaqur, por jo nga mbrojtja, pasi aty bëjmë shumë gabime”, u shpreh trajneri Carlo Ancelotti, që kërkon më shumë impenjim në kampionat. Në javën e parë të Serisë A, ekipin e Napolit e pret një sfidë e vështirë, ajo ndaj Lazio.

Related posts

DOUGLAS COSTA MAHNIT ME TË DASHURËN SUPER SEKSI/ Nathalia Felix, perla jashtë fushe e yllit të Juventus (FOTO)

Delo.autor

U largua nga Partizani, ish-mesfushori ndihet falenderues në Danimarkë (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON SE ÇFARË U THA LOJTARË PAS HUMBJES NË “CAMP NOU”/ Klopp tregon: Jam krenar për ta dhe që më…

Delo.autor

Leave a Comment