Futboll Seria A Sport

NAPOLI “BLINDON” VENDIN E DYTË/ “Axurrët” e Ancelottit mundin pa probleme Frosinonen

Napoli ka blinduar vendin e dytë në renditjen e Serisë A me fitoren 4-0 të marrë sot në shtëpi kundër Frosinone-s. “Axurrët” e Ancelotti-t kanë shkuar në kuotën e 35 pikëve, tetë larg Juventus-it kryesues dhe gjashtë larg Inter-it të vendit të tretë. Ndërkohë, kjo ka qenë humbja e nëntë në këtë kampionat për miqtë, që janë në vendin e parafundit të klasifikimit me 8 pikë.

Skuadra e hedhur në fushë nga Carlo Ancelotti ka qenë formacioni më i ri (25 vjeç, 243 ditë) i Napoli-t që nga shtatori i 2009-ës. Shatë minuta lojë i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar ndeshjen, me Zielinski-n që ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pasimin e marrë nga Insigne brenda zonës së rreptësisë.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i napolitanëve, i shënuar nga Adam Ounas, i cili ka mposhtur portierin mik me një goditje nga 25 metra. Rastet për gol nuk kanë munguar për vendasit as në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të ka ardhur edhe goli i tretë, i shënuar nga Milik. Polaku ka qenë protagonist edhe në minutën e 85-të, duke shënuar golin e dytë personal dhe duke fiksuar shifrat në 4-0.

Lajme te mira edhe për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili ka qenë titullar sot dhe është kthyer të luajë 90 minuta të plota pas më shumë se një muaji.

Related posts

“MENDOVA ELIMINIMIN NGA “EURO 2020″/ Kimmich i sinqertë: Në Wembley prisni një ndeshje spektakolare

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mbyllet gjithçka për Ali SOWE-në, vendosi trajneri Skënder Gega

Sadik.Autor

DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Coutinho zbulon dëshirën e madhe: Do të ishte bukur të luaja me…

Delo.autor

Leave a Comment