Futboll La Liga Sport

DUAN TITULLIN/ Merkato dhe Getafe, Lopetegui ka besim tek FORCA E REALIT

Julen Lopetegui ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes që ekipi i tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Getafe. Kjo do të jetë ndeshja e parë që tekniku spanjoll do të udhëheqë në La Liga për këtë sezon “Los Blancos”.

Pas humbjes 4-2 ndaj Atletico Madrid në finalen e Super Kupës së Evropës, Julen është shprehur optimist për skuadrën e tij dhe beson se do të arrijë rezultat pozitiv.

“Realin dua ta shoh si ekipi që ne besojmë, që ka solidaritet, ambicie dhe lojtarë të talentuar, duke respektuar gjithmonë rivalët. Reali nuk është i njëjtë me Spanjën, nuk mund të bëjmë një krahasim të tillë. Janë dy grupe të ndryshme. Ne kemi një talent të mjaftueshëm për të qenë një ekip i shkëlqyer.

Përforcimet: “Ne po përpiqemi që të marrim maksimumin nga ekipi që kemi. Kemi lojtarë të talentuar dhe do të punojmë me to. Ata që nuk janë, thjesht nuk janë”.

Marcelo, Kovacic: “Do të luftojmë për çdo titull me lojtarët që kemi. Puna që duhet të bëjmë, është të japim maksimumin për të arritur objektivat. Më pëlqejnë lojtarët që kam. Nuk kam dyshime për stafin që kam.

Getafe: “Është një ekip shumë i mirë, ka bërë mirë. Ka një një grup të mirë, të bashkuar. Ka bërë një përgatitje të mirë para sezonit. Duhet ta kalojmë këtë ekip që ka më shumë kualitet dhe cilësi se sezonin e kaluar”.

Merkato: “Duhet të përqendrohemi që të fitojmë ndeshjet që kemi para, tre pikët e nesërme janë po aq të rëndësishme sa edhe në ndeshjet në vijim. Konkurrenca ka filluar që tani”- tha tekniku i 13 herë kampionëve të Champions League.

Related posts

GJESTI HUMAN I PEREZ/ I siguron të ardhmen djalit të…

F.autor

Lionel Messi e kalon Cristiano Ronaldon

Q.Autor

Milan kthehet në origjinë/ Ikin Mirabelli dhe Fassone, vijnë Leonardo dhe Braida…

Isa.Autor

Leave a Comment