Futboll Premier League Sport

E KA NË DORË VETË/ HAZARD mund të bëhet si RONALDO dhe MESSI

Maurizio Sarri e ka ka sfiduar Eden Hazard për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Lli belg ka punuar me trajnerin italian vetëm 11 ditë, që kur u kthye në trajnim me blutë e Londrës pas pushimeve dhe pas një vere pasigurie mbi të ardhmen e tij.

Sarri tha: “Eden mund të përmirësohet. Tani po flasim për një nga lojtarët më të rëndësishëm në Europë, por ai mund të përmirësohet më shumë. Hazard mund të jetë më i miri. Kjo varet nga ai. Më i miri për aftësi teknike, më i miri për të shënuar, por kjo varet vetëm nga mendja e tij.

Hazard, teknikisht është një nga më të mirët në Europë, në këtë moment. Kjo varet nga pozicioni i tij në fushë. Në pesë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo ka luajtur si një sulmues, Leo Messi si një sulmues, Eden ndonjëherë si lojtar i krahut”.

Hazard shënoi 17 gola për Chelsea në një sezon relativisht zhgënjyes. Fitimi i “FA Cup” nuk arriti të maskojë një mbrojtje të dobët të titullit të Premier League nga blutë dhe problemet prapa skenave me paraardhësin e Sarrit, Antonio Conte. Pasojat te lojtarët ishin të prekshme, me Hazardin të lumtur për spekullimet se ai mund të largohej dhe Real Madridi, kandidati kryesor për ta rrëmbyer, ishte gati të jepte 200 milionë paundë.

Sarri pranoi: “Isha i shqetësuar për këtë problem. Por, herën e parë që i fola atij, isha i sigurtë se do të qëndronte. Chelsea është një nga klubet më të rëndësishme në Europë, ndaj nuk mund të shesë lojtarin më të rëndësishëm pa blerë një tjetër në të njëjtin nivel”.

Sarri është duke u përpjekur të përballet me “rërën e zhvendosur” të skuadrës së tij, ndërsa përpiqet të shtrihet në vetvete si trajner. Kundërshtari i kësaj mbrëmjeje, Unai Emery, përballet me të njëjtën sfidë tek Arsenali. Dhe italiani tha: “Nuk është e lehtë, por Emery ka aftësinë për të filluar një epokë të re.

Ai fitoi tri herë “Europa League”, fitoi gjithçka edhe në Francë, kështu që po flasim për një trajner shumë të mirë. Arsenali, këtë sezon mund të përmirësohet dhe të jetë konkurrues, të luftojë për një pozicion të mirë në renditje. Arsenali mund të jetë për ne një kundërshtar i drejtpërdrejtë për një vend në Ligën e Kampionëve”.

Cesar Azpilicueta do të mbetet kapiten i Chelsea për derbin e parë të Londrës, ndërsa Sarri vendos se kush do të jetë kapiteni i tij i përhershëm. Qasja e trajnerit italian është që t’iu japë përgjegjësi lojtarëve të tij për mënyrën sesi sillen, përfshirë edhe ushqimin që hanë. Ai po zbut rregullat e ngurta që pati vendosur paraardhësi, Antonio Conte.

Related posts

STATISTIKAT E FRIKSHME/ Ja sa herë ka humbur Manchester United në përballjet direkte

Delo.autor

AKUZOHET PËR MASHTRIM TATIMOR/ Cristiano Ronaldo del sot para gjykatës

Delo.autor

TRIUMFOI NË “AIR ALBANIA STADIUM”/ Flet trajneri Dechamps: Atmosfera ishin të mrekullueshme, por…

Delo.autor

Leave a Comment