Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Pochettino paralajmëron rivalët: Gabojnë që nuk na konsideruan…

Skuadra e Tottenham është mes kryesueseve të Premier League, duke udhëhequr renditjen me 9 pikë të plota pas 3 javëve të para. Fitorja e javës së fundit ndaj Manchester United, në “Old Trafford” ka rritur ndjeshëm kuotat e skuadrës londineze, ndërkohë që sipas trajnerit Mauricio Pochettino rivalët shpesh e nënvlerësojnë ekipin e tij. “Kush e bën këtë gjë, gabon, pasi Tottenham ka një ekip që mund të duelojë për titull dhe ta fitojë atë”, u shpreh sot trajneri argjentinas, para ndeshjeve të javës së 4-t në Premier.

“Nuk më pëlqen fakti që nuk na konsiderojnë pretendentë, kam mbetur paksa i zhgënjyer, por fusha do të tregojë se kush jemi. Jam i sigurt se do të arrijmë të bindim edhe skeptikët për forcën tonë. Janë luajtur vetëm 3 ndeshje, ndaj duhet ta ruajmë këtë ritëm për 10 muaj, deri në maj. Duke nisur nga ndeshja e radhës, ajo ndaj Watford, për të konfirmuar se fitorja ndaj Manchester United nuk ishte rastësi, por punë e një ekip të kolauduar, që luan prej një viti në këto ritme”, deklaroi Pochettino, që do të luajë ditën e diel.

Related posts

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Pepe prish kontratën dhe i paguan rrogën të gjithëve

Isa.Autor

ARSENAL NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Arteta shpjegon pse ky vit ishte i tmerrshëm dhe krenohet me dy trofe

Delo.autor

U FITUAN 500 MIJË EURO/ Dalin detaje nga bastet e Bylis-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment