Futboll La Liga Sport

I DOLI EMRI PËR TRAJNER TEK KOMBËTARJA FRANCEZE/ Zidane na befason me përgjigjen

Zinedine Zidane u shfaq në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së La Liga-s, kundër Valladolid.

Ndeshja – “Ne jemi në një moment të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu. Asgjë më shumë. Kalendari është i vështirë, çdo tri ditë një ndeshje. Sidoqoftë, kjo është një histori tjetër. Nesër do të kemi shumë punë me Valladolid, një skuadër që ka humbur vetëm një ndeshje në fushën e tij”.

Stili i lojës – “Secila skuadër kërkon të fitojë dhe zgjedh rrugën e saj. Ne kemi stilin tonë. Unë nuk flas për atë që bëjnë të tjerët. Secila ndeshje është e ndryshme”.

Bale – “Është mëkat që nuk e kemi të disponueshëm. I pari i palumtur është ai. Gareth dëshiron të jetë dhe të luajë. Shpresoj që të bashkohet me ne të hënën. Unë shqetësohem kur një lojtar është i dëmtuar. Është një gjë e vogël, lëndoi disi kyçin e këmbës, por kjo i bëri pak dëm. Shpresoj që të mos e humbasim në ndeshje të tjera dhe të ketë vazhdimësi”.

Casemiro – “Të dy golat e tij nuk ishin një rastësi. Nuk jam i befasuar që ai synon zonën kundërshtare, është një lojtar i rëndësishëm. Kam 25 lojtarë dhe të gjithë duhet të ndihen të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për të gjithë ata”.

Odriozola – “Unë bisedova me të dhe vendosëm së bashku ta huazojmë, si mundësi për të luajtur. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të”.

Vinícius – “Nuk duhet të harroni se është 19 vjeç. Sidoqoftë, duhet të jetë ambicioz. Nëse nuk përfshihet në listë, kjo është për shkak se kemi lojtarë të tjerë shumë të rëndësishëm. Jemi të lumtur me të”.

Mariano dhe Brahim – “Situata e secilit lojtar është e veçantë. Ata janë të zgjuar, e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Janë këtu dhe do t’i llogaris për formacionin kur të mundem. Këtu nuk do të them më shumë”.

Kombëtarja franceze – “Unë jam këtu dhe shumë i lumtur. Shqetësimi im kryesor është Real Madridi. Më shkoqur, jam i preokupuar vetëm për ndeshjen e nesërme”.

Ceballos, Llorente – “Gjërat bëhen natyrshëm, pastaj vendimet i merr trajneri me stafin e tij. Personalisht përpiqem të jap 100% çdo ditë, si lojtarët e mi. Ne përpiqemi ta bëjmë lojtarin të ndihet rehat, asgjë më shumë. Pjesa tjetër është në këmbët e tyre”.

Evolucioni si trajner – “Ajo që më intereson është puna e përditshme. Dua të përmirësohem çdo ditë, si trajner që jam. Futbolli ishte pasioni im, dikur si lojtar, tani në një rol tjetër. Edhe trajningun e dua shumë”.

Hazard – “Për kthimin e tij nuk mund të flas me siguri. Ai sapo ka prekur topin. Javën tjetër, gradualisht do të kthehet të punojë më shumë, tashmë me teknikët dhe jo vetëm me mjekët. Ne presim që të jetë më mirë dhe të shërohet. Gjithmonë me qetësinë, që është e nevojshme në këto raste. Do të ishte budallallëk, po t’i vendosja një datë se kur duhet të kthehet”.

Related posts

“QETËSI PAS STUHISË” TE APOLONIA/ Trajneri Çoçlli: Nuk jemi të pagabueshëm, reagojmë kundër Teutës

Delo.autor

“FERGUSON, SI BABA PËR MUA”/ Ronaldo: Solskjaer mund të mbështetet tek unë për çdo gjë

Delo.autor

Interi dhe Roma nuk dinë për fitore që nga përballjet me Juventusin

Q.Autor

Leave a Comment