Futboll Seria A Sport

DUAN “TRIPLETËN”/ ALLEGRI mbyll merkaton e JUVENTUSIT: Jemi ok kështu

Trajneri i Juventusit në një konferencë për shtyp ka komentuar pjesëmarrjen e skuadrës së tij në International Champions Cup. Numri një i bardhezinjëve ka folur për gjithçka, rreth merkatos që po zhvillojnë drejtuesit e klubit, Ronaldos dhe rikthimit të Bonuccit. Allegri e ka vlerësuar me nota maksimale turneun veror që zhvillohet në SHBA duke shtuar se ndeshjet me ekipe të forta i shërbejnë shumë të gjithë skuadrave pjesëmarrse në këtë fazë përgatitore.

Përsa i përket merkatos tekniku u shpreh se dyshja Marotta-Particci kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe nëse do të ketë apo jo të tjera zyrtarizime, tekniku toskan deklaroi se skuadra edhe me organikën që ka momentalisht është kompetitive dhe se pret me padurim të stërvisë të gjithë lojtarët.

Për Ronaldon, Allegri nuk preferoi të ndalej shumë, teksa u shpreh se është kënaqësi që këtë sezon do të ketë një lojtar si ai në skaudër. Ndërkohë përsa i përket rikthimit të Bonuccit, Allegri deklaroi se për rolin që ai mbulon janë në garë pesë lojtarë dhe se të gjithë do t’i shërbejnë Juventusit përgjatë sezonit pasi dhe ngarkesa pritet të jetë e madhe.

Related posts

“PERSONI PËRGJEGJËS…”/ Rezultoi pozitiv me COVID-19, ironia e Balotellit bën namin në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

PO SHËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Loris Karius pëson gol nga sulmuesi shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

“STAFI TEKNIK NA THOTË QË…”/ Juventus dhe trajtimi special për CR7, i riu i “bardhezinjve” zbulon gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment