Futboll Seria A Sport

DUAN “TRIPLETËN”/ Khedira: Po pres me padurim të luaj përkrah RONALDOS

Mesfushori i Juventus Sami Khedira po pret me padurim startin e sezonit për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos. Bardhezinjtë e nisin sezonin e ri ndaj Chievo-s të shtunën në mbrëmje, dhe gjermani ka shfaqur emocionet e tij në Instagram.

“Do të rifillojmë në Verona,” shkruan Khedira. “Mezi po pres për sezonin e ri, dhe do të jetë fantastike të luaj përsëri përkrah Ronaldo-s që pas kohës kur ishim te Real Madrid.

“Megjithëse emocionet për sezonin e ri janë të mëdha, kjo ka qenë një nga verat më të vështira të karrierës sime. “Pas një sezoni të mirë tek Juventus ku shënova nëntë gola, luajta dy ndeshjet më të këqija me Gjermaninë në Botëror.

“Nuk luajtëm si ekip dhe jemi eliminuar me të drejtë. Kritikat ndaj nesh kanë qenë të justifikuara.”

 

Related posts

Zyrtare: Seedorf merr drejtimin e skuadrës së La Ligas

Q.Autor

ZYRTARE/ Besnik Hasi nis aventurën e re, merr drejtimin e skuadrës së…

Delo.autor

Fëmija që askush nuk e donte, tani kushton 100 milionë euro…

Sadik.Autor

Leave a Comment