Futboll Sport

NDEZIN ANKANDIN E MERKATOS/ Pep dhe Zidane, gati të sfidohen për yllin 120 milionë euro

Deklaratat e Harry Kane duket se kanë lënë shenjë. Sulmuesi anglez ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të lidhet me Tottenham përgjithmonë, duke vlerësuar mundësinë për t’u transferuar te një klub ku do  të kishte sigurinë për  të fituar ndonjë trofe. Spurs rrezikojnë ta humbasin sulmuesin, edhe pse merkato ka filluar të  lëvizë.

Nga Spanja, Mundo Deportivo ka raportuar lajmin e interesimit  të Real Madrid për Kane. Sipas së përditrshmes spanjolle, trajneri Zinedine Zidane e konsideron anglezin lojtarin ideal për sulmin e tij, që pritet të rinohet nga largime të rëndësishme.

Në gjurmët e yllit të Tottenham duket se është edhe një tjetër gjigant europian. Bëhet fjalë për Manchester City. Gazetat angleze kanë shkuar për interesimin e United, që është shuar pas refuzimit të  marrë nga Spurs. Qytetarët, nga ana tjetër, duket se janë akoma në garë dhe mund të ndezin ankandin e merkatos me Real Madrid gjatë verës.

Një ankand që mund të arrijë shifra marramendëse, duke parë se vlera e Kane në merkato është 120 milionë euro.

Related posts

NUK BINDIN/ Kryesim zhgënjyes, BARÇA më e dobët prej një dekade (FOTO)

Isa.Autor

Kaka sërish vizitë Milanit: Sa shumë kujtime kam këtu, Gatuzo një trajner i madh

Isa.Autor

RROGA FARAONIKE/ Çelsi përgatit çmendurinë në merkato për Alabanë, austriaku do të bëhej më i paguari në Angli

Delo.autor

Leave a Comment