Futboll La Liga Sport

DUAN VIDALIN/ Barcelona pas ROMËS, “saboton” edhe Interin për mesfushorin 

Barcelona ka hyrë në garë për të marrë mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal. Kiliani është shumë pranë kalimit te Inter dhe vendosi të rikthehet në Serie A, ku deri në vitin 2015 ishte lojtar i Juventus, por e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë 180 gradë pasi në skenë kanë hyrë edhe katalanasit.

31-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Bayern, por klubi ka vendosur t’i plotësojë dëshirën për t’u larguar nga Bavaria.

Shtypi italian “vë” bast se do të jetë blerja e re e Inter, por sot “El Mundo Deportivo” shkruan se pasi “vodhi” Malcom nga duart e Roma, në momentin e fundit të transferimit të brazilianit, drejtuesit e Barcelona po mendojnë edhe një “kurth” ndaj Inter.

Manchester United dhe Chelsea janë interesuar gjithashtu për Vidal, por duket se mesfushori do të zgjedhë mes Inter dhe Barcelona për të vazhduar karrierën në Europë.Ai shënoi gjashtë gola dhe dha dy asiste në 35 ndeshje që luajti me Bayern në sezonin 2017-18.

Related posts

BURNLEY-MANCHESTER UNITED/ 13 muaj pa gol, Paul Pogba thyen mallkimin (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM INTER/ Skuadrat më të mëdha europiane nisin betejën për mesfushorin Kante

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Romakët” marrin tre pikë dhe i afrohet Milanit në renditje

Delo.autor

Leave a Comment