Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-INTER/ Pritet një duel tepër i luftuar në “Allianz Stadium” (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, kryendeshja e Serisë A mes Juventusit dhe Interit. Një përballje tepër vendimtare për sa i përket titullit kampion. Edhe pse luhet pa tifoza, për shkak të panikut të shkaktuar nga Koronavirusi, në fushën e lojës pritet të jetë një duele tepër i luftuar.

Juve-Inter

6 është diferenca e pikëve mes Juventusit dhe Interit, ndërkohë që bardhezinjtë kanë 1 ndeshje më shumë se zikaltërit. Për sa i përket përballjes së fazës së parë, ishte skuadra e Sarrit ajo që triumfoi me rezultatin 1-2 në “San Siro”. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Ja si rreshtohen Juventusi dhe Interi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus (4-3-3) – Shezni; Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro, Ramsei, Bentankur, Matuidi; Dagllas Kosta, Higuain, Kristiano Ronaldo.

Inter (3-5-2) – Handanovic; Shkrinjar, De Vrij, Bastoni; Kandreva, Vesino, Brozoviç, Barela, Jang; Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea-Liverpool dueli me ‘aromë’ Championsi, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Juventus arrin fitore të thellë ndaj Bolognas, ‘parakalon’ Interin në vendin e dytë

Q.Autor

E HABITSHME/ Ylli i CHELSEA tërhiqet nga arena ndërkombëtare në moshën 27-vjeçare

Isa.Autor

Leave a Comment