Futboll Premier League Sport

DY NDESHJE DY HUMBJE/ Mesfushori i ARSENALIT: Jam i habitur përse po na kritikojnë…

Mesfushori i Arsenal, Henrikh Mkhitaryan pranon se skuadra e tij nuk e ka nisur shumë mirë këtë sezon, por është “i habitur përse njerëzit po i krijojnë aq shumë.” Për herë të parë që nga viti 1992, “topçinjtë” e nisën kampionatin me dy humbje, kundër Manchester City dhe Chelsea.

“Unë jam kritiku më i madh i vetes time dhe nuk kam nevojë për kritika shtesë nga të tjerët. Unë e di shumë mirë atë që po i jap ekipit dhe atë që skuadra mund të më jap mua,” – tha 29-vjeçari nga Armenia.

Mkhitaryan ka qenë titullar si në humbjen 2-0 ndaj Manchester City, ashtu si në distafën 3-2 ndaj Chelsea, ku edhe shënoi gol. Sivjet, Arsenal po punon me Emery, që zuri vendin e Arsene Wenger, i cili u largua pas 22 vitesh.

“Kemi një trajner të ri dhe po përpiqemi t’i përshtatemi kërkesave dhe filozofisë së tij, – tha Mkhitaryan, i cili mbërriti në “Emirates Stadium” në janarin e kaluar, i shkëmbyer me Alexis Sanchez. – Kalendari na ka vënë dy kundërshtarë shumë të vështirë në fillim, por ky është kampionati anglez, nuk ka ekipe të lehta. Mendoj se më e mira në këto momente është të vazhdojmë punën e fort dhe patjetër që rezultatet do të vijnë.”

Related posts

Nuk kanë fund problemet për Mourinhon, Lukaku sërish protagonist

Q.Autor

Pjanic i bindur/ Ronaldo do të ketë të njëjtin sukses si në Spanjë dhe Angli

Isa.Autor

ZBULOHEN DETAJET/ Ky është PLANI i Lazios për të ndalur RONALDON me TABLETË

Isa.Autor

Leave a Comment